[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Kjo pjesë është bartur nga faqja me titull Arsimi në Shqipëri prandaj e hoqa
Rreshti 1:
'''Arsimi''' është proces i përvetësimit të njohurive, aftësive, vlerave, besimeve dhe zakoneve. Metodat arsimore përfshijnë mësimdhënien, trainimin, ligjërimin, diskutimin dhe hulumtimin e drejtuara. Arsimi shpesh bëhet nën drejtimin e arsimtarëve, megjithatë nxënësit gjithashtu mund të arsimohen vetë (vetëarsimohen). <ref>{{cite book| last = Dewey| first = John| title = Democracy and Education| publisher = The Free Press| date = 1944| orig-year = 1916| pages = [https://archive.org/details/democracyeducati00dewe/page/1 1–4]| isbn = 978-0-684-83631-7| url-access = registration| url = https://archive.org/details/democracyeducati00dewe/page/1}}</ref> Arsimi mund të zhvillohet në ambiente formale ose joformale dhe çdo përvojë që ka një efekt arsimor (formues) në mënyrën se si dikush mendon, ndihet ose vepron mund të konsiderohet arsim. Metodologjia e mësimdhënies zakonisht quhet [[Pedagogjia|pedagogji]].
'''Sistemi arsimor:'''
 
Shkolla është një nga institucionet sociale kryesore. Funksionet që ka ajo janë të shumta,së pari është institucion shoqëror I organizuar me një strukturë të identifikueshme dhe me shumë funksione që kanë si qëllim ruajtjen dhe zgjerimin e rendit shoqëror. Shkolla fokusohet në përcjelljen e njohurive sipas fushave të caktuara dhe disa nga funksionet e dukshme janë:
 
· Kontrolli social I individit
 
·        Socializimi I individit
 
·        Përcjellja e kulturës
 
·        Formimi I individit
 
Sistemi arsimor në Shqipëri bazohet në Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, e cila, bashkë me ligjet kryesore, aktet ligjore dhe dokumente të tjera të rëndësishme, e konsideron sektorin e arsimit si prioritet. Në ligjin 69/2012 përcaktohet e drejta për t’u arsimuar e çdo shtetasi shqiptar, në të gjitha nivelet e arsimimit, pa asnjë lloj diskriminimi, pavarësisht nga kombësia, gjuha, gjinia, feja, bindjet politike, gjëndja shëndetësore, gjëndja ekonomike, etj. MAS është institucioni më I lartë publik administrativnë sektorin e arsimit kombëtar. Ky institucion miraton dispozitat bazë për institucionet arsimore, programet shkollore dhe kurrikulën dhe jep udhëzimet për vitin e ri shkollor.  MAS është përgjegjës edhe për hartimin dhe monitorimin e zbatueshmërisë së Strategjisë së Arsimit të sistemit Arsimor Parauniversitar. Vizioni aktual për sistemin arsimor ka vendosur në qëndër nxënësin dhe nevojat e tij, me qëllim që brezi I ardhshëm mund të përfitojë përmes këtij shërbimi aftësi, shprehi dhe vlera që do ta ndihmojnë atë në mënyrë individuale të përballojë sfidat e një tregu të globalizuar, por që do të sjellë kontribut edhe në kapitalin njerëzor, duke shënuar një progres të ri shoqëror.
 
Karakteristikë e suksesshme për sistemin arsimor është decentralizimi, autonomia e institucioneve arsimore. Kjo e fundit ka të bëj me ndarjen e detyrave, përgjegjësive, funksioneve ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisjes. Sot shkollat në Shqipëri kanë disi autonomi krahasuar me shumë vite më parë, pasi është rritur niveli I përgjegjësisë, janë rritur kapacitetet për planifikim dhe menaxhim. Që të arrijmë këtë sukses duhet që t’u krijojmë kushte dhe mundësi nxënësve :
 
·        Të kultivojnë identitetin vetjak, kombëtar dhe përkatësinë kulturore.
 
·        Të përvetësojnë vlera të dobishme kulturore dhe qytetare.
 
·        Të zhvillojnë përgjegjësi ndaj vetes, të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit.
 
·        Të zhvillohen në aspektet intelektuale,etike,fizike,estetike dhe sociale.
 
·        Të aftësohen për jetën dhe për punën në kontekste të ndryshme.
 
·        Të aftësohen për të nxënë gjatë gjithë jetës.
 
·        Të përdorin teknologjitë e reja.
 
Këto përparësi do të realiohen duke pasur parasysh disa parime të rëndësishme, të cilat do të udhëheqin veprimtarinë në fushën e arsimit si: 1: Arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës; 2: Sistem arsimor i njësuar; 3: Arsim për jetën; 4:Sigurim i cilësisë së arritjeve sipas standardeve; 5: Decentralizim; 6: Llogaridhënie dhe transparencë; 7: Mbështetje komunitare.
 
Në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtë për arsim të gjithë shtetasit pavarësisht nga mosha, përkatësia gjinore apo etnike. Pakicave kombëtare u sigurohet e drejta e arsimimit në gjuhën amtare deri në mbarimin e shkollës 9 vjeçare. Qytetarëve të rritur u krijohen kushte të përshtatshme për marrjen e arsimit të mesëm e të lartë edhe pa shkëputje nga puna. Për t`u ardhur në ndihmë nxënësve, shteti organizon sistemin e bursave dhe të konvikteve. Fëmijët fillojnë arsimin e tyre kur mbushin moshën 6 vjeç, deri në ditën e fillimit të shkollës. Në vitin shkollor 2004/05 në Shqipëri çelën dyert 3350 shkolla publike (93%) dhe 244 jopublike (7%); nga këto: 1624 ishin kopshte (1539 publike + 85 jopublike) me 78.916 fëmijë dhe 3732 edukatore; 1529 shkolla 8 dhe 9 vjeçare (1438 publike + 91 jopublike) me 273.558 nxënës dhe 25.862 mësues; 441 shkolla të mesme (373 publike + 68 jopublike), ku 6337 mësues u dhanë mësim 43.895 nxënësve me kohë të plotë dhe 2260 me kohë të pjesshme.
 
Në vitin akademik 2004/05 në 15 institucionet e arsimit të lartë (universitete dhe shkolla të larta) në Republikën e Shqipërisë u regjistruan 63.257 studentë, nga të cilët 62.274 në arsimin e lartë publik dhe 983 në atë jopublik; me gjithësej 4144 pedagogë universitar (të brendshëm e të jashtëm). Po në këtë vit shkollor kishte 2200 studentë për 100.000 banorë. Pranë institucioneve të arsimit të lartë organizoheshin edhe studimet pasuniversitare, të cilat përfundonin me dhënien e gradës "Doktor Shkence" (Ph.D.). Në vitin 2003, Republika e Shqipërisë u pranua anëtare me të drejta të plota në ''" Kartën e Bolonjës"''.'''Arsimi''' është proces i përvetësimit të një sistemi të caktuar të diturive shkencore, përvetësimin e një sasie të caktuar njohurish dhe shprehish, të cilat janë pjesë përbërëse e praktikës arsimore dhe edukative.
 
== Përkufizimi ==