[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Umayyad Banner.png|parapamje|Flamuri emevit]]
'''Emevitët''' ose '''Omajadët''' ishin një familje arabe e cila erdhi në pushtet duke krijuar [[Kalifati Emevi|Kalifatin Emevi]] midis viteve 661 dhe 750 dhe më vonë edhe në Spanjën Islame ndërmjet viteve 750 dhe 1031. Në periudhën para-islame, ata ishin një fis i spikatur [[kurejsh]]i, si pasardhës të Ummja ibn Abd Shams. Përkundër kundërshtimit të vendosur ndaj profetit [[islami]]k [[Muhammedi|Muhammed]], Omajjadët përqafuan Islamin përpara vdekjes së këtij të fundit në vitin 632. Një anëtar i klanit, [[Osman ibn Afan|Othmani]], vazhdoi të bëhej Kalifi i tretë [[Rashidun]] në vitet 644 - 656, ndërsa anëtarët e tjerë ishin guvernatorë në pozita të ndryshme. Një prej këtyre guvernatorëve, Muavije I, fitoi Luftën Civile të Parë Muslimane në vitin 661 dhe themeloi [[Kalifati Emevi|Kalifatin Omajad]] me kryeqytetin e saj në [[Damasku|Damask]] të Sirisë. Kjo shënoi fillimin e ''Dinastisë Emevite (Omajadët)'', dinastisë së parë të trashëguar në [[Historia e fesë islame|historinë e fesë islame]] dhe dinastia e vetme që sundoi mbi të gjithë botën islame të kohës së saj.