[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Gueck (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{Leter Tabela Fillim|thumb}}
{{Leter figura|ElezI.jpg|200px}}
{{Leter emri| EleziElez }}
{{Leter mbiemri| Isufi Ndreu }}
{{Leter ditëlindje| [[1861]] }}
{{Leter vendlindje| [[Sllova|Sllovë]], [[Rrethi i Dibrës|Dibër]], [[Shqipëria|Shqipëri]] }}
Rreshti 12:
<!--{{Leter shënim| {{{1}}} }}-->
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Elez Isuf Ndreu''' ([[1861]]-[[1924]]) ishte prijës popullor i çetave të krahinës së Dibrës.
 
Line 19 ⟶ 18:
 
Në vitin 1884, aty ku Isuf Ndreu kishte ndërtuar një kalibe në Lisivalle, djemtë e tij ndërtuan një kullë me tre kate, "''Kulla e Gjatë''", siç u quajt nga populli, me gurë të gdhendur, që s'dihet se nga ç'vend ishin sjellë e si ishin transportuar. Muret e gjerë mbi një metër, me sharapolle e frengji për çdo kat, i jepnin "Kullës së Gjatë" trajtat e një mikrokalaje, të ndërtuar për qëndresë.
Mbahej kjo kullë deri në vitin 1968. Në kohën kur u ndërtua kjo kullë (1884), siç duket, Ndret ishin përballur me fiset e krahinës së Lumes e kishin rënë në gjaksi me ta. Nga ana tjetër, në vitet 70-80 të shekullit XIX, Lëvizja Kombëtare Shqiptare njohu zhvillime të reja. Dibranët luajtën rol parësor si në solidarizimin dhe përkrahjen e [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes Shgiptare]]Prizrenit[[Prizreni]]t, ashtu dhe të qëndresës kundra turqëve osmanë. Konfliktet e Dacit të Kalisit me fiset e Sllovës, bënë që këta të fundit të kërkonin mbrojtjen e Ndreut. Për të përligjë këtë Dush Zhugri i shiti Elez Isufit disa toka në Sllovë. Kjo blerje është bërë rreth vitit 1881, kur Elezi ishte arratisur për t'i shpëtuar shërbimit ushtarak turk. Blerjen e kësaj toke, që ishte bërë pa dijenin e të vëllait, Xhelilit, Elezi 20 vjeçar e kishte parë në disa plane dhe veçanërisht në mundësinë për t'iu afruar qendrës administrative që në këtë kohë ishte` Vlesha.
 
Mbas vdekjes së Xhelilit, Elezi hodhi sytë drejt Sllovës. Ndërtoi aty një kullë me tre kate. Por, pikërisht në këtë kohë, nisin dhe kontradiktat ndërmjet Dacit e Ndreut që do të zgjasnin për vite të tëra, përjashtuar rasteve kur këto vise sulmoheshin nga turkë e më vonë nga serbët, siç qe Lufta e Kolosjanit në nëntor 1912, që hasmëritë liheshin mbas dore. Më 1908, kur u mbajt [[Kongresi i Manastirit]] ishte Elez Isufi me 200 djelmoça që mbanin të sigurtë zhvillimin e Kongresit. Historia na ka treguar se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e vendit tonë. Janë domethënse fjalët e prijësit dibran, kur e kanë pyetur:”A nuk po shkon dhe ti në Vlorë, Elez Isufi?”. Ai ia ka kthyer: ”Kam çue djemtë në dasëm se u rritën. Vetë po kqyr shpajën se mos ma çart ujku.”<ref name="d">Dalip Greca: Elez Isufi, prijësi popullor dibran që historia i dha pavdeksinë</ref> Në ato vite kulla e Elez Isuf Ndreut në Sllove të Dibrës u bë një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare të Shqipërisë verilindore dhe aty mblidheshin burra të njohur dhe me emër të madh nga të gjitha krahinat e vendit. Dera e Ndreajve gjatë kohës kur jetoi Isuf Ndreu, ishte vend ku burra [[Rexhep Bajraktari]] i [[Rrethi i Hasit|Hasit]], [[Zija Dibra]], [[Ramiz Daci]], [[Islam Spahiu]] etj kuvendonin për çështjet madhore t'atdhetarizmit. Më 1884 lindë Hysen Elez Ndreu, që më vonë u njoh si ''Cen Ndreu''<ref name="xn">Xh.Ndreu, "S'ka qetësi në Lisivalle"</ref>. Pushka e Elez Isufit u pagëzua shpejt në zjarrin e betejave për liri. Emri i tij ndeshet që në kryengritjet e viteve 1909-10. Ai që në fillimet e rezistencës së vet u shqua për kërkesat e qarta për liri. Për këtë arsye edhe u arrestua në Gostivar më 1910 dhe u mbajt në burgjet e perandorisë në Manastir dhe Selanik. Arrestimi erdhi pas një kurthi, që i ngritën turqit e rinj, të cilët e panë se Elez Isufi ishte kockë e fortë për ta mposhtur ballazi. E thirrën në “besë” me anë të një letre, gjoja miqsore, ku e ftonin në një takim për të biseduar punët e Shqipërisë së bashku me [[Bajram Curri]]n e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinën]]. Sapo ai shkoi në takimin-kurth, u arrestua. Presinonet e dibranëve të udhëhequr nga nipi i tij, Isuf Xhelil Ndreu dhe të lumjanëve të udhëhequr nga Mustafë Lita, u lirua.<ref name="d" />
Line 26 ⟶ 25:
Si rezultat i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tri herë kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in. Elez Isufi nga fillimi i vitit 1916 e deri në tetor 1918, me përjashtim të një vizite që bëri në Vjenë, ku u dekorua prej Kajzerit, kohën tjetër qëndroi në Sllovë. Me dekret të 28 janarit 1916, Franc Jozefi - perandori i Austro-Hungarisë dekoroi Elez Isuf Ndreun me Kryqin e Konturës të Oficerëve të Urdhërit të Franc Jozefit me dekoracion lufte (''Kriegsdekoration'')<ref>Posta e Shqipniës, 17/03/1917</ref>. Hoxhë [[Kadri Prishtina]] themelon në [[Shkodra|Shkodër]] komitetin [[Mbrojtja Kombëtare e Kosovës]] ku Elezi merrte pjesë përkrah [[Bedri Pejani]]t, [[Sotir Peci]]t, etj. Elez Isufi mbeti një kundërshtar i ashpër i aneksimit të tokave shqiptare sipas “vijës strategjike” të projektuar nga gjenerali francez Franchet d’Esperey. Sipas kësaj “vije strategjike” pas mbarimit të luftës së Parë Botërore, serbët mbanin nën okupim toka që gjendeshin brenda kufirit të 1913-ës dhe shtrihej nga Martaneshi, Qafa e Bullit, Qafa e Murrës, Lana e Lurës dhe Malësiët e Kelmendit dhe të Gjakovës<ref name="d" />. Kjo vijë strategjike megjithëse nuk u respektua prej shqiptarëve, mbeti në duart e serbëve deri në vitin 1921.
 
=== Debimi i Serbeve 1920-1921 ===
 
Fill pas Kongresit te Lushnjes, del problemi i debimit te serbeve qe kishin hy ne Shqiperin e veriut e kercenonin aneksimin e ketyre zonave me Jugosllavine. Menjeher Qeveria e sapokrijuar e Lushnjes merr masa dhe formohet shtabi i operacioneve, ku marrin pjese, te kryesuar nga Bajram Curri, Elez Isufi, Aga i Lumes, major Preng Jaku, Prenk Pervizi, Ahmet Zogu si Minister i Brebdshem, Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine, Hysni Dema, ku perveç ushtrise ishin mobilizue forcat vullnetare civile, nga Dibra, Mati, Luma, Mirdita, Kruja, etj. Me operacione ushtarake e luftime te forta serbet u detyruen te kthehen nga kishin ardhur duke pesuar humbje te rendesishme. Ne keto kushte Elez Isufi, nder te tjera, zen miqesi me oficerin e ri akademist Prenk Pervizi, aftesite e te cilit spikaten ne ato luftime kunder serbeve. Kur Pervizi kalon ne Diber si komandant per dorezimin e armeve, e kishte thirrur ate si mik ne kullen e tij per marreveshje, qe kapiteni te kalonte ne krahun e opozites. Pavaresisht se nuk rane dakord ata u ndane si miq. Me vone, pikerisiht me 8 mars 1922, kur Elez Isufi sulmoi Tiranen, te dy burrat u gjeten perballe njeri tjetrit ne ate beteje ku shkembyen fjale nga istikamet. Por Pervizi s'pranoi me hap rruge dhe keshtu forcat dibrane u shpatalluen nga qendresa trimerore e kapitenit me nje toge ushtaresh trima te pajisur me mitraloze.
=== Revolta e 1922 ===
Ceshtja e Tiranes qe permendem nisen në fillim të shkurtit 1922 në katundin Allajbeg mblidhen Elez Jusufi bashkë me nipin e tij Jusuf Xhelilin, Halit Lleshi, Murat Kaloshi dhe Dan Cami. Këtu vendoset organizimi i një kryengritjeje dhe vënja në zbatim e saj. Bashkë me Bajram Currin, [[Halit Lleshi]]n, etj. ishin në krye të një kryengritjeje që ishte shprehi e pakënaqësisë dhe tensionit të grumbulluar. H. Lleshi, pas kësaj, shkoi në Jugosllavi për t’u kthyer mbas një muaji me fuqitë e tij, në mënyrë që të nisej në një ditë me Elezin për të sulmuar [[Elbasani]]n. Myftar Kaloshi gjithashtu do të nisej me Elezin, ndërsa Murat Kaloshi ish ngarkuar të okuponte qëndrën e prefekturës së Dibrës, ku si prefekt ndodhej Sali Vuçiterni. Kapiten Shefqet Korça me 800 ushtarë ndërkohë ishte duke bërë çarmatimin nga ana e Zerqanit. Qeveria në këto lëvizje të dibranëve dërgon kapiten [[Aziç Çami]]n dhe kapiten Selahudin Blloshmin me forca ushtarake në Qafë të Shtambës për t’i prerë rrugën fuqisë së Elezit. Elezi me fuqinë e tij më parë shkon në [[Lura|Lurë]] dhe, me pak fuqi që mori këtu dhe në Selitë, formon një forcë civile prej 370 vetësh. Me këtë fuqi, duke ecur natën, mbi rrugë e nën rrugë, pa hasur fuqitë qeveritare, mbërrin në [[Fushë-Kruja|Fushë-Krujë]] ku bashkohet me [[Abaz Kupi]]n, [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]] dhe [[Zija Dibra|Zija Dibrën]].
Në Tiranë, përveç kompanisë së disiplinës dhe të një kompanije të kazermës, qeveria nuk dispononte tjetër fuqi për mbrojtjen e kryeqytetit. Lajmi i papritur i dukjes së Elezit në Fushë Krujë shkaktoi një panik të madh në qarqet qeveritare në Tiranë.