Ndryshimi mes inspektimeve të "Ngarkesa elektrike"

v
ska përmbledhje të redaktimeve
(Shpëtim i burimeve 2 dhe etiketim 0 si të vdekura.) #IABot (v2.0)
v
 
Gjatë përpunimit të objekteve makroskopike, jonet dhe atomet konstituente zakonish kombinohet për të krijuar struktura të përbëra nga ''përbërës jonik'' neutral nga ana elektrike të lidhur me atome neturale. Kështu objektet makroskopike tentojnë të jenë neutrale por në raste të rralla arrijnë të jenë neturale në mënyrë të përkryer.
 
Nganjëherë objektet makroskopike përmbajnë jone të shpërndara nëpër material, ngurtësisht të lidhura në vend, duke dhënë ngarkesë përfundimtare negative ose pozitive në atë objekt. Po ashtu, objektet makroskopike të përbëra nga elemente përçuese, mund të japin ose të marrin më lehtë elektrone (varësisht nga elementi), dhe pastaj mbajnë ngarkesë përfundimtare negative ose pozitive palimit. Kur ngarkesa elektrike përfundimtare e një objekti është jo-zero dhe e palëvizshme, fenomeni njihet si elektricitet statik. Kjo mund të krijohet lehtë duke i fërkuar dy materiale jo-të ngjashme në mes vete, si për shembull [[Qelibari|qelibarin]] me [[Leshi|lesh]] ose [[Xhami (material)|xhamin]] me [[Mëndafshi|mëndafsh]]. Në këtë mënyrë materialet jo-përçuese mund të ngarkohet në një shkallë të dukshme, ose pozitivisht ose negativisht. Ngarkesa e marrë nga njëri material lëviz të materiali tjetër, duke lënë një ngarkesë të kundërt por me të njëjtën madhësi pas. [[Ligji i shpërndarjes së ngarkesave]] gjithmonë zbatohet.
 
Edhe kur ngarkesa përfundimtare e një objekti është zero, ngarkesa mund të shpërndahet në mënyrë jo-uniforme në objekt (p.sh. për shkak të [[Fusha elektromagnetike|fushës elektromagnetike]] të jashtme, ose lidhjes së molekulave polare). Në rastet e tilla objekt thuhet se është [[Polarizimi|polarizuar]]. Ngarkesa për shkak të polarizimit është e njohur si ngarkesë e lidhur, derisa ngarkesa në një objekt e krijuar nga marrja ose humbja e elektroneve nga jashtë objektit quhet ''ngarkesë e lirë''. Lëvizja e elektroneve në metale përçuese në një drejtim specifik është e njohur si [[Rryma elektrike|rrymë elektrike]].
214

edits