[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 12:
| webfaqja = [https://official.tameimpala.com/ www.official.tameimpala.com]
}}
'''Tame Impala''' është projekt muzike psychedelic i multi-instrumentalistit [[Australia|australian]] Kevin Parker. Në studio, Parker shkruan, inçizon, performon, dhe prodhon të gjithë muzikën e projektit. Si akt live, Tame Impala përbëhet nga Parker ([[kitara|kitarë]], vokal), Dominic Simper (kitarë, [[sintisajzeri|sintisajzer]]), Jay Watson (sintisajzer, vokal, kitarë), Cam Avery (bas kitarë, vokal), dhe Julien Barbagallo (bateri, vokal). Grupi ka një lidhje të ngushtë me grupin tjetër australian [[Pond]], me të cilët ndanë anëtarët dhe bashkëpunëtorët, duke përfshirë Nick Allbrook, më herët anëtar live i Tame Impala. Fillimisht të nënshkruarfirmosur me kompaninë distributive Modular Recordings, Tame Impala kanë tani kontratë me Interscope Records në [[Shtetet e Bashkuara]], dhe Fiction Records në [[Britania e Madhe|Britaninë e Madhe]].
 
Parker fillimisht e krijoi projektin në Perth në vitin 2007. Pas një serie të këngëve dhe EP-ve, albumi i parë, ''[[Innerspeaker]]'', u lansua në vitin 2010; ai u çertifikua gold në Australi dhe u pranua mirë nga kritikët. Albumi i dytë, ''[[Lonerism]]'', u vlerësua gjithashtu mirë, duke arritur statusin platinum në Australi dhe duke u nominuar për [[Grammy Award]] për kategorinë Best Alternative Music Album. Albumi i tretë i Tame Impala, ''[[Currents]]'', u lansua në korrik të vitit 2015, dhe sikurse paraardhësi i tij, fitoi [[ARIA Awards]] për kategoritë Best Rock Album dhe Album of the Year. Parker fitoi APRA Award për kategorinë Song of the Year 2016 për këngën e parë të albumit ''Currents'', "Let It Happen". Albumi i katërt dhe më i fundit, ''[[The Slow Rush]]'', u lansua më 14 shkurt 2010.