Dallime mes rishikimeve të "Përdoruesi diskutim:Klein Muçi"

(→‎Cashbook Finance: seksion i ri)
Po ju kontaktoj ne lidhje me artikullin Cashbook Finance, ne lidhje me te cilin eshte shfaqur nje kerkese per grisje. Sic u mundova te njoftoj edhe administratorin me usename 'Olsi', per mendimin tim ky artikull i ploteson kriteret e shquarsise. Kerkesa per grisje u gjenerua pa komunikuar me pare se cfare duhej te ndryshohej tek artikulli. Lidhjet e jashtme per te cilat administratori ne fjale i referohej tashme jane hequr se bashke me disa referime te tjera. Per momentin tek seksioni referimeve eshte perfshire Direktoria Shteterore e Autoritetit Mbikqyres Financiar britanik si dhe pervec te tjerash, disa artikuj mbi kete kompani nga gazeta The Albanian (me e madhja shqiptare ne britani), si dhe gazetat/bloget shqiptare Telegraf, Sot, Urban Lajme, etj. te cilat kane pasqyruar kete lajm si aktualitet pas botimit te The Albanian (nese vini re datat e artikujve). Ju lutem ta rishikoni kete kerkese per grisje sepse kjo faqe kompanie ka cdo referim te sakte nese kontrollohet, ne ndryshim nga shumica e faqeve te tjera ne kategorine 'kompani' te cilat nuk kane asnje referim. Gjithashtu nese ka dicka tjeter qe duhet ndryshuar me tej tek faqja, ju lutem me beni me dije. Faleminderit per mirekuptimin!
:{{@|Lovefrombutch}} përshëndetje! Në fakt problemi i lidhjeve të jashtme ishte realisht prezent dhe sapo do t'ju kritikoja dhe unë për atë gjë. Artikuj të tillë, si këto për firmat e ndryshme, janë pronë e një kontrolli të shtuar në lidhje me aspektin reklamues në projektet Wiki në të gjitha gjuhët dhe lidhjet e jashtme janë një nga provat kryesore për këtë gjë. Në këtë mënyrë përpiqet të sigurohet trafik në faqet personale nëpërmjet trafikut të faqeve Wiki për shkak të pozicionit të pëlqyeshëm që ''Google'' i bën në renditjen e rezultateve kërkimore faqeve Wiki. Si problem tjetër në këtë aspekt kemi faktin se të gjithë përdoruesit që kanë kontribuar në atë artikull, fatkeqësisht përfshirë ju vetë, ngjajnë të plotësojnë karakteristikat e [[en:WP:SPA|WP:SPA]]. Nëse i hidhni një sy lidhjes të sapopërmendur do të vini re se reklamimi del përsëri problem kryesor në llogari të tilla (së bashku me çuarjen përpara të agjendave të caktuara por s'duket se ky është rasti).Te redaktimi i fundit pashë se kishin pasur përpjekje për të ndryshuar tonin nga një nuancë reklamuese në një nuance enciklopedike (të paktën sipas shënimit të përmbledhjes pasi nuk e pashë ndryshimin konkretisht) dhe kjo është gjë e mirë. Fatkeqësisht unë nuk kam një njohje të mirë të stilit karakteristik të artikujve të firmave të ndryshme për të ditur çfarë është e pranueshme e çfarë jo. Kjo do të kërkonte nga unë një studim të artikujve aktualë në Wikipedia-n shqip dhe artikujve të cilësuar si të përkryer/të mirë në Wikipedia-n anglisht në lidhje me firmat e ndryshme. Nëse kërkohet domosdoshmërisht vota ime në lidhje me artikullin në të ardhmen, do t'i dedikohem një studimi të tillë përpara se të votoj. Duke qenë se tema në fjalë mbetet jashtë njohurive të mia aktuale, do t'ju nxitja të shikoje me kujdes artikujt e listuar këtu si të mirë e të përkryer: [[en:Portal:Companies|Portal:Companies]]. Sa më shumë artikulli të afrohet me to e sa më shumë llogaritë shkruese të tij të largohen nga WP:SPA, aq më të larta do të jenë shanset që artikulli të qendrojë si pjesë e enciklopedisë e, pse jo, të dalë dhe në faqen e parë të saj ndonjëherë në të ardhmen. Përdorini njohuritë e përshkruara në dy lidhjet e mësipërme dhe diskutoni në faqen ku votohet për grisjen e artikullit. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 16 mars 2020 17:16 (CET)
 
== Cashbook Finance ==
 
Pershendetje Klein,
 
Faleminderit per pergjigjen e detajuar, eshte me te vertete ndihmuese. Politikat e shquarsise i kam pare me kujdes dhe kam studiuar gjithashtu nje nga nje cdo faqe te 50 kompanive aktuale shqiptare ne kategorine 'Kompani ne Shqiperi' edhe nuk me duket se ndonje nga keto faqe eshte e referuar ne kete menyre dhe ploteson kushtet qe parashtrohen nga administratori Olsi ne krahasim me faqen qe une kam krijuar. Ne te kundert, keto faqe jane shume me te dobta se faqja ne fjale. Nese ne rastin e faqeve te tjera te kompanive e vetmja zgjidhje eshte kandidatura e perdoruesve per grisjen e tyre, nderkohe qe administatoret apo kontrolluesit nuk i kane kontrolluar akoma si faqja ne fjale (megjithese jane vetem 50 dhe shumica me shume pak informacion), kjo nuk me duket e drejte. Rregullat e kontrollit duhet te jene njesoj per te gjithe si dhe te kete nje konsistence ne krahasimin e faqeve te nje kategorie, ne kete rast profile kompanish ne shqiperi. Nese prape mendoni se faqja e krijuar nuk i ploteson kushtet, atehere mund ta grisni menjehere. Faleminderit.
164

edits