Kongresi i Lushnjes: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rregullim drejtshkrimor.
Rregullim drejtshkrimor. Vendosa pikat mbi ë-të.
Rreshti 82:
Shqipëria ishte njohur si shtet i pavarur, më 1913, por gjysma e saj kish mbetur jashtë kufijve, përbrenda ziente anarkia më e plotë: Kundër Qeverise së Ismail Qemalit në Vlore, mbinte Qeveri e Esad Toptanit në Durrës. Aventurierët e brendshëm menduan se gjeten shesh të bëjnë rrëmujë, ndërsa armiqtë e jashtëm, të pangopur me ato pjesë që kishin rrëmbyer, u sulën mbi shtetin e ri gjysmak me qëllim që ta copëtonin fare: Grekët e shkretuan Toskërinë me zjarr e me hekur, serbët shkelën Shqipërinë e Veriut, malazezët hynë në Shkodër mbas një qëndrese heroike të atij qyteti. Patriotët shqiptarë nuk dinin se nga t’i jepnin. Forcat e errësirës përbrenda ishin të shumta dhe armiqtë e jashtëm ishin tepër të fortë për atë popull të vogël. Një princ gjerman që u dërgua si mbret i Shqipërisë prej fuqive te mëdha, zbriti në Durrës në mars të vitit 1914 dhe u shtrëngua të largohej në shtator të atij viti. Lëvizja e Rebelëve në Shqipërinë e Mesme dhe vërsuljet e grekëve në Shqipërinë e jugut po e bënin të pamundur organizimin e një shteti shqiptar. Në ketë kohë plasi [[Lufta e Parë Botërore]] dhe [[Shqipëria]] u pushtua prej ushtrive ndërluftuese austro-hungareze, italiane dhe frënge.
 
Me mbarimin e Luftës Botërore, problemi shqiptar dilte m’i koklavitur akoma: Traktati i fshehte i Londrës (i nënshkruar me 1915) i premtonte Italisë Vlorën me qarkun e saj dhe një fare protektorati mbi Shqipërinë e mesme, mbasi te merrnin greket Shqipërinë e jugut dhe serbo-malazezet atë te veriut. Në baze te këtij traktati, Italia vazhdonte te mbante te pushtuar Vlorën dhe ca krahina te tjera shqiptare duke përkrahur njëkohësisht një Qeveri kukull në Durrës, me aneanë te se cilës donte te siguronte protektoratin mbi Shqipërinë e mesme. Në vazhdim te kësaj vije politike, nënshkroi me Greqinë, me 1919, marrëveshjen Tittoni-Venizelos, e cila ia njihte Greqisë kërkesat mbi Shqipërinë e jugut me kusht që edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesën tjetër te Shqipërisë. Natyrisht, edhe Jugosllavia, që kish daledalë nga lufta si fëmijefëmijë e përkëdhelur e fuqive te mëdha, nuk do te mbetej me duar thate;thatë, do te shqyente edhe ajo një copecopë nga veriu duke përfshirepërfshirë ndoshta edhe Shkodrën.
 
Këto ishin planet e jashtme mbi Shqipërinë dhe [[Konferenca e Paqes]], që u mblodh në Paris me 1919, kërkonte ta zbërthente problemin shqiptar në mbështetje te këtyre planeve. Gjendja dukej fort e dëshpëruar, shpresat dukeshin te humbura. Shqipëria s’kish asnjë përkrahje te jashtme përveç zërit te fuqishëm te Presidentit Wilson te Amerikës. Presidenti Wilson ishishte një njërinjeri idealist që besonte në drejtësinë, në përparimin moral te njerëzisë dhe parimet për te cilat vendi i tij kish hyre në lufte u mundua t’i mbronte gjer në fund. Presidenti Wilson ish një nga te rrallët burra shteti që atë çka flasin e kane megjithe mend dhe që e përdorin gjuhen, jo për sofizma e dredhira, por për te shpallur te vërtetën. Mire po ç’mund te bënte Wilsoni sikur shqiptaret te mos ishin te zote te lëviznin vete? Amerika s’mund te dërgonte ushtri në Evrope për te siguruar pavarësinë e Shqipërisë. “Duhet te shpresoni në veten tuaj”, iu ish përgjigjur ambasadori i Amerikës, në Paris, disa patrioteve shqiptare që kishin vajtur ta shihnin dhe që i thane se te tera shpresat i kishin varur tek Amerika.
 
Cila ishte gjendja e Shqipërisë përbrenda? Një rrëmuje, një kaos ku se merrte vesh i pari të dytin. Italia mbante të shkelur ushtarakisht një pjesë të vendit dhe përkrahte një Qeveri kukull, e cila dërgonte delegacione në Konferencën e Paqes. Jugosllavët ishin në Dibër dhe herë-herë nuk përtonin të zbrisnin më poshtë. Grekët nga jugu futnin fite dhe bënin ngacmime. Shqiptarët përbrenda s’dinin nga të mbroheshin më parë as dinin nga të faleshin. Shqiptarët e kolonive dërgonin në Konferencën e Paqes delegacione, që vinin shpesh herë në kundërshtim me atë të Qeverisë së Durrësit. Esad Toptani ndodhej në Paris, në qendër të intrigave që thurnin armiqtë e Shqipërisë. Si mund të dilej nga kjo gjendje e turbullt? Si mund të vihej një rregull në mes të këtij kaosi? Në këto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, më 21 janar 1920, si një shfaqje e vullnetit kombëtar, si një akt trimërie në mes të dëshpërimit. Përfaqësuesit e krahinave, që u mblodhën në Lushnjë nga të gjitha anët e Shqipërisë, ishin të vendosur të bënin bashkimin kombëtar, t’i jepnin fund anarkisë, të ndërtonin një shtet shqiptar të përqendruar mbi forcat e tij dhe të pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi. Por kjo u prishte planet atyre që vepronin si agjentët e të huajve dhe që kishin varur shpresat e ambicieve të tyre tek të huajt. Prandaj disa anëtarë të Qeverisë së Durrësit shtinë e vranë Abdyl Ypin që ishte një nga iniciatorët e Kongresit.