Content deleted Content added
Rreshti 93:
Po shihja ndryshimet më të fundit e pashë disa fshirje në seri të faqeve të reja në lidhje me këngëtarë të ndryshëm. S'i pashë me hollësi përmbajtjet por nga sa pak shihej nga ndryshimet e fundit, dukeshin në rregull. Janë këngëtarë e grupe muzikore për të cilët na duhet nga një artikull këtej. Për shembull, ''The Dreams'' është nga të parët që kanë sjellë muzikën techno në Shqipëri, për të mos thënë grupi i parë. ''Free MC'' përsëri është grup me disa dekada karrierën në rrymën e vetë. Rati dhe Anjeza janë këngëtarë pak më të rinj krahasuar me ta por besoj se janë mjaftueshëm të shquar sa për të qenë në SqWiki. Gëzojnë njohje në publik, kanë disa këngë e videoklipe, të pranishëm në ekran e në salla koncertesh... Besoj se i përmbushin kushtet për ''notability''. Unë s'e pashë si ishte përmbajtja e plotë por sido të ishte besoj se më mirë do të kishte qenë thjesht të liheshin ca rreshta e artikulli të figuronte si i cunguar se sa të fshihej fare. (Me shpresë se do të punohej nga ndokush më mirë në të ardhmen.) - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 27 mars 2020 14:42 (CET)
:Mora për shembull këto por në atë listë janë goxha emra që mund të ndiqet e njëjta logjikë si për këta. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 27 mars 2020 14:54 (CET)
::Pershendetje Klein Muçi, arsyeja e grisjes se artikujve ne fjale nuk eshte shquarsia, por shkelja e te drejtave te autorit. Te gjithe artikujt e grisur ishin kopjuar fjale per fjale nga teskteshqip.com. --[[Përdoruesi:Olsi|Olsi]] ([[Përdoruesi diskutim:Olsi|diskutimet]]) 27 mars 2020 15:03 (CET)