[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Lidhje të jashtme: Rregullime markup-i duke përdorur AWB
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 14:
 
'''''{{PAGENAME}}''''' ( lat. ''Cornus mas'' L.), e njohur edhe si: thanë e butë, thanë e kuqe, sharrëkuqe, është bimë e familjes [[Cornaceae]].
<!-- Prejardhja dhe prejarja e emritPërshkrimi-->
==Përshkrimi==
<!-- Elementet përbërse-->
Thana është një kaçubë gjethe rënëse mesatare ose e madhe, ose pemë e vogël 5–12 metra e lartë, me degë kafe të errët dhe degëza të gjelbërta. Gjethet janë në and të kundërta, 4-10 cm të gjata dhe 2–4 cm të gjera, me një formë ovale të zgjatur. Lulet janë të vogla (5-10 mm në diametër), me katër petale të verdha, që çelin në grupime prej 10-25 lule së bashku, në fund të dimrit (midis shkurtit dhe marsit), shumë përpara se të shfaqen gjethet. Fruti është i kuq me formë vezake 2 cm i gjatë dhe 1.5 cm new diameter dhe ka një bërthamë gjithashtu me formë vezake dhe që piqet në mes deri në fund te verës.
<!-- Përdorimi i saj në shoqëri ,-->
 
<!-- Përdorimet -->
==Përdorimet==
===Frutat===
Fruti është i ngrënshëm, siç përdoret në Evropën Lindore, Britani të Madhe dhe Kolumbinë Britanike, Kanada, por fruti i papjekur është i athët. Kur piqet, frutat janë të kuq të errët ose të verdhë të hapur. Ka një shije acidike. Përdoret kryesisht për të bro precede ose liko, por gjithashtu mund të hahet edhe i tharë. Në [[Shqipëri]] dhe [[Bosnje she Hercegovinë]] nga frutat e thanës prodhohet raki, ndërsa në [[Azerbajxhan]] dhe [[Armeni]] prodhohet vodkë.
===Lulet===
Thana përdoret edhe si pemë zbukuruese, për lulet e saj të verdha të cilat mbushin pemën në fund të dimrit.
===Druri i thanës===
Druri i C. mas është jashtëzakonisht i dendur dhe, ndryshe nga druri i shumicës së specieve të tjera bimore drunore, nuk noton mbi ujë. Kjo dendësi e bën atë të vlefshëm për prodhimin e dorezave të veglave, pjesëve për makina, etj.
Thana përdorej që nga shekulli i shtatë para Krishtit nga mjeshtrit shqiptarë dhe grekë për të ndërtuar shtiza, shigjeta dhe harqe. Zejtarët e konsideronin atë shumë më superior se çdo dru tjetër.
 
Në Itali, ''mazzarella'', ''uncino'' ose ''bastone'', një shkop i mbajtur nga barinjtë e rajonit Maremma, është bërë tradicionalisht nga druri i thanës dhe quhet ''crognolo'' ose ''grugnale'', forma dialektesh të fjalës italisht: ''corniolo''.
 
 
<gallery>