Xhemaludin Ahmeti: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
Xhemaludin Ahmeti shkollën fillore e kreu në vendlindje i ndoqi mësimet në [[Medreseja e Madhe e Shkupit|Medresenë e Madhe]] të mbretit [[Aleksandër]] në Shkup dhe në Luftën e Dytë Botërore e kreu kursin e dytë pedagogjik, korrik-shtator [[1943]], në [[Shkolla e mesme "Sami Frashëri"|Normalen “Sami Frashëri”]] në Prishtinë. I takon plejadës së arsimtarëve të parë , që hapën shkollat shqipe në rrethet e Mitrovicës, të Vushtrrisë, të Podujevës e të Pazarit të Ri, të cilat gjatë luftës u gjendën në zonën okupuese gjermane në kuadrin e Serbisë së Nediqit, por që ishin nën mbikëqyrjen e Drejtoratit Gjerman të Arsimit, të kryesuar nga kryeshefi F. Shnajder. Me vendimin e këtij Drejtorati, Vl nr.498, dt. 17.ll.[[1943]], Xhemaludin Ahmeti-Presheva dhe [[Abdullah Zajmi]] u emëruan mësues “me honorar mujor 1800 dinarë” në Shkollën fillore “Naim Frashëri”, bashkë me rreth 30 mësues të tjerë shqiptarë në rrethet e përmendura, të cilët paguheshin edhe nga Ministria e Arsimit e Shtetit Shqiptar “për shërbim në viset e paçliruara”. Pas luftës, Xhemaludini shërbeu mësues, drejtor i parë i Shkollës fillore “Lirija” në Shkup, e vise të tjera të Maqedonisë.
 
Për merita gjatë shërbimit në shkollat shqipe në trojet etnike shqiptare në vitet [[1941]]-[[1944]] u dekorua nga Presidenti i Republikës, dr. Sali Berisha, me Dekretin Nr. 811, dt.11 prill [[1944]].<ref>{{cite book|last1=Veseli|first1=Abdylaziz|title=Shkolla dhe Arsimi Shqip në Prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944|publisher=Bibloteka Historia E Pedagogjisë Shqiptare|language=sq|location=Gjilan|isbn=9951-12-003-2}}</ref>