Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/14: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: <div style="float: left; margin: 0.5em 0.5em;"> Skeda:The Acropolis of Athens viewed from the Hill of the Muses (14220794964).jpg|120px|Akropoli i Athinës, parë nga Kodra e Muzave|...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 30 mars 2020 09:47

Akropoli i Athinës, parë nga Kodra e Muzave

Akropoli i Athinës është një qytet-kështjellë i lashtë i vendosur në një ngritje shkëmbore mbi qytetin e Athinës dhe përmban rrënojat e disa ndërtesave antike me rëndësi të madhe arkitekturore dhe historike, ku më e famshmja është Partenoni . Fjala akropol e ka origjinën nga fjalët Greke ἄκρον ( akron, "pika më e lartë, ekstremiteti") dhe πόλις ( polis, "qytet"). Megjithëse termi akropol është i përgjithshëm dhe ka shumë akropole të tjera në Greqi, rëndësia e Akropolit të Athinës është i madh saqë ai njihet zakonisht si "Akropoli" pa specifikim të mëtjeshëm. Gjatë kohërave antike njihej edhe më mirë si Cecropia, sipas njeriut-gjarprit legjendar, Cecrops, mbreti i parë i supozuar Athinas.

Ndërsa ka të dhëna se kodra ishte e banuar qysh në mijëvjecarin e katërt p.e.s, ishte Perikliu (rreth 495–429 p.e.s) në shekullin e pestë para Krishtit, i cili koordinoi ndërtimin e tanishëm më të rëndësishëm të sitit, duke përfshirë Parthenonin, Propilaja, Erekteionin dhe Tempulli i Athinës Nike. Parthenoni dhe ndërtesat e tjera u dëmtuan rëndë gjatë rrethimit të vitit 1687 nga Venecianët gjatë Luftës së Moresë kur baruti që ruhej në Parthenon u godit nga një top dhe shpërtheu.






Parapamje në vitrinë