Finalja e UEFA Ligës së Kampioneve 2010: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 168:
 
Indentiteti vizual unik i finales së vitit 2010 u zbulua në ceremoninë e veçantë në ''Ciudad del Fútbol Español'' të Madridit më 20 nëntor 2009. Pjesmarrës në këtë ceremoni ishin ambasadori i finales [[Emilio Butragueño]], presidenti i federatës spanjolle [[Ángel María Villar Llona]] dhe drejtori i kompeticioneve të UEFA-s Giorgio Marchetti. UEFA i ka dhënë finaleve të Ligës së Kampioneve një identitet vizual unik që nga viti 1999, me qëllim për t'i dhënë "një shije dalluese qytetit mikpritës".<ref>{{cite web|url=http://www.uefa.com/uefachampionsleague/news/newsid=919829.html|title=Logo launch to herald Madrid final|publisher=UEFA|language=en|date=13 nëntor 2009 |accessdate=9 mars 2010|archiveurl=https://web.archive.org/web/20100301035402/http://www.uefa.com/uefachampionsleague/news/newsid%3D919829.html|archivedate=1 mars 2010|url-status=live|df=}}</ref> Në logo ishte trofeu i Ligës së Kampioneve në bërthamë, e rrethuar nga elemente të stemës së Ligës së Kampioneve; në logo ndodhej stadiumi Santiago Bernabéu si dhe [[Puerta de Alcalá]]. Logoja u modelua për të kapur aspektet "kulturale" dhe "fiesta" të Madridit për të cilat shquhet.<ref>{{cite web|url=http://www.uefa.com/uefachampionsleague/news/newsid=922221.html|title=Madrid proud to be in final spotlight|trans-title=Madridi krenar të jetë në dritën e finales|publisher=UEFA|language=en|author=Paul Bryan|date=24 nëntor 2009|accessdate=9 mars 2010|archiveurl=https://web.archive.org/web/20100301035407/http://www.uefa.com/uefachampionsleague/news/newsid%3D922221.html|archivedate=1 mars 2010|url-status=live|df=}}</ref>
 
Dorëzimi i trofeut ndodhi në Palacio de Cibeles të Madridit më 16 prill 2010, kur [[Johan Cruyff]] dhe [[Joan Laporta]] – si përfaqësues të Barcelonës kampione të vitit 2009 – i rikthyen trofeun e Ligës së Kampioneve presidentit të UEFA-s [[Michel Platini]]. Platini më pas i dorëzoi trofeun presidentit të federatës spanjolle Ángel María Villar Llona dhe kryetarit të bashkisë Madrid, [[Alberto Ruiz-Gallardón]], me qëllim për t'u ekspozuar në qytet deri në ditën e finales. Presidenti i Real Madridit [[Florentino Pérez]], lojtarët [[Raúl González Blanco|Raúl]], [[Kaká]] dhe [[Cristiano Ronaldo]], dhe ambasadori i finales Emilio Butragueño ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
 
===Gjyqtarët===