[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 46.99.3.8) dhe riktheu rishikimin 1677460 nga Wielemir
Rreshti 1:
{{Rizahpër Bllacapërmirësim}}
RizahRiza Bllaca (1919-1988)
 
Poezia popullore është vlerë e trashëguar e krijimtarisë poetike të një populli, e cila është ruajtur e zhvilluar duke u bartur ndër breza njerëzor. Shumë lIoje të këngëve, që lidhen me ritet e ndryshme familjare e shoqërore, janë ruajtur në sajë të kujdesit të përgjithshëm, sepse interpretues dhe bartës të tyre kanë qenë shurnica njerëz të rëndomtë, që iu kanë bashcuar interpretimeve të përbashkëta kolektiye të këngëve rituale. Mirëpo, për krijirnin, ruajtjen dhe kultivimin e disa lIojeve, në radhë të parë të atyre të këngëve epike dhe epiko-llrike, të cilat herët kanë filluar të interpretohen me përcjelIje të veçantë të veglave muzikore duke u kënduar individualisht, roI të veçantë kanë pasur këngëtarët e talentuar me p/rirje të veçantë poetike dhe muzikore. Ata gjatë zhvillirnit historik të këngëve epike, janë bërë edhe modelues të formave melodike dhe poetike dhe ruajtës të kujdesshëm të traditës së këndimit. Disa nga këta këngëtarë janë shquar për aftësitë krijuese dhe interpretuese, prandaj nuk janë vetëm bartës të thjeshtë të trashëgirnisë poetike dhe muzikore, por edhe krijues të talentuar. Krijuesit e këtillë të këngëve populI ore epike janë quajtur më së shpeshti rapsodë ose edhe poetë populIorë. Ata kanë treguar edhe aftësi të veçanta të mbamendjes dhe të kujtesës, sepse kanë qenë në gjendje t'i riprodhojhë drejtpërdrejt me mijëra vargje.
Rreshti 24:
Një pjesë të fëmijërisë Rizahu e kaloi në fshatin Drenoc - të Malishevës, ku sipas gjasësh, i mësoi këngët e para nga këngëtarët e njohur të kësaj ane: Bajram Sadiku dhe Ali Paci. Bajram Sadiku, i ati i rapsodit po ashtu të njohur e të popullarizuar, Salih Krasniqi (Bajrami), bashkëkohës dhe bashkëkëngëtar me Rizahun, ndikoi në mënyrë të veçantë në forrnimin e këngëtarit në moshë fare të re.
 
Do të themi kalimthi se edhe Bllaca, ashtu si edhe mbarë trevatreya e Suharekës, kishte një traditë të fortë në kultivimin e këngëve popullore.Bashkëkohësit dhe bashkëfshatarët e afërt të Rizahut, Bajram Islami (i lindur më 1917), Brahim Rama - Bllaca (më 1923), Shaip Dervishi (1924) dhe Nuhi Pirku (1932), me të ci1ët biseduam në Bllacë, në qershor të vitit 1997, duke fo1ur për traditën e këngës, e përmendën, gati si formë gojëdhëne, këngëtarin Nez Tafa, i cili duke kënduar për vete në shtëpi është dëgjuar deri në Hurdha të Nisharit, nja 6 km largo Për Nez Tafën ata na thanë se shkonte e këndonte në Gjakovë e në rrethinë dhe nuk kthehej me muaj të tërë në shtëpi. Po e përcjellim këtë të dhënë, që mund të shërbejë edhe si sqarim për disa këngë nga repertori i Rizah Bllacës, që janë pjesë të traditës qytetare të Gjakovës, e cila mund të ketë ardhur në këto anë të paktën një brez para Rizahut.
 
Pra, Rizah Bllaca ka filluar të këndojë që nga mosha' 10-vjeçare, së pari në Drenoc bashkë me Salihun e më vonë edhe në Bllacë. Në fshatin e lindjes që nga mosha 12-vjeçare këndonte vetë ose së bashku me vëllezërit, Rifatin e Muratin, në odën e Ramë Bllacës. Ramë Bllaca, siç mësuam nga ata që e kanë njohur, ishte adhurues i këngës e madje edhe vetë ekzekutonte me sharki. Këtu Rizahu u frymëzua edhe me ide patriotike e mësoi që ta dojë Shqipërinë, të cilën në këngë çdoherë e madhëroi me emra të veçantë të trajtave toske e gege të gjuhës shqipe. Edhe më vonë, gjatë gjithë jetës, ai mbeti mik i pandarë i familjes së Ramë Bllacës, të cilit ia kushtoi edhe një këngë me të dhëna të sakta dokumentare, me të cilën e përjetësojë aktin heroik të flijimit të atdhetarit për ta mbrojtur vendin dhe popullin e tij.