Osmanllinjtë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎top: zëvendësimi i kategorisë me emrin e duhur, zëvendësova: Kategoria:Popuj → Kategoria:Njerëz sipas kombësisë duke përdorur AWB
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 4:
Turqit oguzë hynë në histori kur prijësi i tyre Ertogrulli mori si shpërblim prej sulltanit selxhuk një zotërim të vogël në brigjet e lumit Sangaria (Sakaria). Ndërkohë shteti i selxhukëve u shpërbë në shumë principata të vogla pas disfatës ushtarake që i shkaktuan mongolët (1243).
 
I biri i Ertogrullit, Osmani I (12901258-13231326), e zgjeroi zotërimin atëror dhe e ktheu në një shtet të pavarur me emrin Emirati Osman, që u bë bërthama e Perandorisë Osmane. Në vitin 1299 Osmani I mori titullin e sulltanit dhe nënshtetasit e tij u quajtën turq-osmanllinj. Ushtria e tij përbëhej nga feudalë të vegjël spahinj (sipah - kalorës), që ishin të detyruar të merrnin pjesë në luftë si kalorës sa herë të thirreshin nga komandantët eprorë të tyre.
 
Në vitin [[1317]] Osmani I ngarkoi të birin, Orhanin, me detyrën e komandantit të ushtrisë. Sulltan Orhani (1323-1362) në vitin 1326 pushtoi Bursën dhe e bëri kryeqytet. Ai i zgjeroi kufijtë e shtetit të tij, krijoi aleancë me Perandorinë Bizantine dhe u martua me vajzën e Perandorit Johani VI Kantakuzen.