Finalja e UEFA Ligës së Kampioneve 2010: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 181:
 
===Përmbledhja===
Ndeshja u fitua nga Interi 2–0. Italianët luajtën me një startegji kundër-sulmi, e cila lejonte Bayernin ta mbante më shumë topin, por Interi e ruajti kryesimin me saktësi. Të dy golat u shënuan nga sulmuesi argjentinas [[Diego Milito]] në minutat 35të dhe 70të. Goli i tij i parë erdhi pas një topi të gjatë të portierit [[Júlio César Soares Espíndola|Júlio César]], që u ul nga Milito te [[Wesley Sneijder]], i cili i riktheu pasimin Militos që më pas shënoi. Goli i dytë i Militos erdhi pas një pasimi të [[Samuel Eto'o]]s; ai shënoi pasi dribloi mbrojtësin [[Daniel Van Buyten]] në një duel një-kundër-një. Milito u zëvëndësua disa momente para përfundimit të takimit, duke u duartrokitur nga të gjithë tifozët zikaltër. Pas ndeshjes, ai deklaroi se fitorja solli një "lumturi të jashtëzakonshme" dhe gjithashtu shtoi se fitorja ishte e merituar. Kapiteni i Bayernit [[Mark van Bommel]] deklaroi se Interi ishte "ekipi më efektiv", duke ju referuar taktikave të suksesshme të Interit në kundër-sulm. José Mourinho zbuloi pas ndeshjes se ai kishte dëshirë të jepte dorëheqjen për të ndjekur objektivin e të qënit trajneri i parë që fiton Ligën e Kampioneve me tre ekipe të ndryshme. Raportimet e kishin lidhur atë me një kalim të mundshëm te Real Madridi.
 
===Detajet===