[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 134:
Më 10 shkurt 2013, gjatë fitores 3–1 në shtëpi ndaj Chievos, Milito u rikthye në aksion pas një dëmtimi të pësuar në janar dhe shënoi golin e tretë të takimit; para kësaj, ai kishte asistuar golin e [[Esteban Cambiasso]]s.<ref>{{cite web|url=http://top-channel.tv/2013/02/10/interi-rigjen-fitoren/|title=Interi rigjen fitoren|publisher=Top-Channel.tv|language=sq|date=10 shkurt 2013|accessdate=6 shkurt 2019}}</ref> Megjithatë, vetëm pesë ditë më pas, Miltio u godit nga një tjetër dëmtim, pasi në ndeshjen e [[UEFA Liga e Evropës|Ligës së Evropës]] ndaj [[CFR Cluj]] ai u rrëzua dhe si pasojë këputi ligamentet e gjurit së majtë.<ref>{{cite web|url=http://www.arkivalajmeve.com/Lendimi-horror-i-Diego-Militos.1047337250/|title=Lëndimi horror i Diego Militos|publisher=Arkiva Shqiptare e Lajmeve|work=Indeksi Online|language=sq|date=15 shkurt 2012|accessdate=6 shkurt 2019}}</ref><ref>{{cite web|url=http://www.panorama.com.al/sport/demtimi-i-rrezikshem-milito-rrezikon-te-mbylle-karrieren/|title=Dëmtimi i rrezikshëm, Milito rrezikon të mbyllë karrierën|publisher=Panorama Sport|language=sq|date=16 shkurt 2012|accessdate=6 shkurt 2019}}</ref> Ai kaloi një operacion të suksesshëm dy ditë më pas dhe klubi njoftoi se koha e rikuperimit të tij do të ishte më shumë se gjashtë muaj.<ref>{{cite web|url=http://top-channel.tv/2013/02/15/milito-humb-sezonin/|title=Milito humb sezonin|publisher=Top-Channel.tv|language=sq|date=15 shkurt 2013|accessdate=6 shkurt 2019}}</ref> Kjo gjë bëri që Milito të mbyllte sezonin 2012–13 para kohe. Ai regjistroi 9 gola në 20 ndeshje në kampionat si dhe luajti 6 ndeshje në Ligën e Evropës.
 
Milito u rikthye të luajë ndeshjen e tij të parë me Interin pas dëmtimit më 22 shtator 2013 kundër [[U.S. Sassuolo Calcio|Sassuolos]], pasi kishte qënë në stol në ndeshjen e javës së kaluar kundër Juventusit. Ai u aktivizua si zëvëndësues dhe shënoi dy gola, me Interin që arriti një fitore rekord 7–0.<ref>{{cite web|url=http://www.panorama.com.al/sport/interi-i-papermbajtshem-termet-7-ballesh-ndaj-sasuolos-video/|title=Interi i papërmbajtshëm, tërmet 7-ballësh ndaj Sasuolos (video)|publisher=Panorama Sport|language=sq|date=22 shtator 2013|accessdate=26 mars 2020}}</ref> Megjithatë, më 9 tetor, Milito pësoi një tjetër dëmtim të rëndë gjatë një seance stërvitore, duke qëndruar jashtë fushave për 12 ndeshje të tjera.<ref>{{cite web|url=http://top-channel.tv/2013/10/09/inter-demtohet-diego-milito/|title=Inter, dëmtohet Diego Milito|publisher=Top-Channel.tv|language=sq|date=9 tetor 2013|accessdate=26 mars 2020}}</ref> Ai u rikthye sërisht në aksion më 6 janar 2014 në transfertën e humbur ndaj [[S.S. Lazio|Lazios]], duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat e fundit të ndeshjes.<ref>{{cite web|url=https://www.bbc.com/sport/0/football/25592485|title=Lazio 1–0 Inter|publisher=BBC Sport|language=en|date=6 janar 2014|accessdate=2 nëntor 2014}}</ref> Gjatë vazhdimit të sezonit, u konfirmua se Milito do të largohej nga klubi në përfundim të sezonit.<ref>{{cite web|url=https://www.oranews.tv/article/interi-mposht-lazion-me-rezultatin-e-thelle-4-1-palacio-dopiete|title=Interi mposht Lazion me rezultatin 4 - 1. Palacio dopietë|publisher=Ora News|language=sq|date=10 maj 2014|accessdate=26 mars 2020}}</ref>
 
===Rikthimi te Racing===