[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 57:
===Racing Club===
====1999–2003: Vitet e para në Argjentinë====
Milito u bashkua me akademinë e Racing Club që në moshën 8 vjeç, duke ngjitur rangjet me kalimin e viteve. Ai u bë pjesë e ekipit të parë për herë të parë në sezonin 1999–2000, duke debutuar si profesionist më 11 dhjetor në barazimin 3–3 kundër [[Unión de Santa Fe]]. Goli i tij i parë erdhi në disfatën 3–1 ndaj Colon de Santa Fe në Clausura. Për Racing ishte një sezon i vështirë, duke e mbyllur kampionatin Clausura në vendin e 18të; Milito regjistroi 11 paraqitje dhe një gol.<ref name="NFT"/> Në janar 2001, drejtori i ri teknik [[Reinaldo Merlo]] i ofroi Militos kontratën e tij të parë si profesionist. Racing vazhdoi me rezultatet negative edhe në sezonin 2000–01; ekipi e mbylli Torneo Aperturën në vendin e fundit, por megjithatë arriti një vend të pestë në Torneo Clausura. Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër [[Club Atlético Colón]], Milito luajti edhe pse ishte me ethe, duke shënuar golin që i dha Racing barazimin dhe mundësinë për të qëndruar në elitën e futbollit argjentinas. Ai e mbylli sezonin me 35 ndeshje dhe dy gola.<ref name="NFT"/>
 
Milito ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Racing gjatë sezonin 2001–02, ku klubi do të fitonte kampionatin Apertura. Para fillimit të sezonit, sulmuesi numëronte vetëm 3 gola në 46 ndeshje zyrtare; i pyetur rreth kësaj, Milito deklaroi: "Jam duke pasur një kohë të vështir për të shënuar gola. Nuk e konsideroj veten golashënues dhe as nuk e marr me mend atë, por më duhet të shënojë më shumë. Ndonjëherë nxitoj në prekjen e fundit." Në ndeshjen e tij të 50të, Milito i dha fitoren 2–1 Racing ndaj [[Newell's Old Boys]] duke shënuar dy gola.<ref>{{cite web|url=https://www.worldfootball.net/report/primera-division-2001-2002-apertura-racing-club-newells-old-boys/|title=Racing Club 2:1 Newell's Old Boys|publisher=World Football|date=31 gusht 2001|accessdate=6 prill 2020}}</ref> Më 21 tetor, ai do të shënonte edhe në fitoren 2–1 kundër Colón de Santa Fe.<ref>{{cite web|url=https://www.worldfootball.net/report/primera-division-2001-2002-apertura-racing-club-ca-colon/|title=Racing Club 2:1 Colón de Santa Fe|publisher=World Football|date=21 tetor 2001|accessdate=6 prill 2020}}</ref> Në Clausura, Milito do të bënte më mirë, duke shënuar 6 gola, përfshirë një dopietë në fitoren 2–1 kundër [[Boca Juniors]].<ref>{{cite web|url=https://www.worldfootball.net/report/primera-division-2001-2002-clausura-racing-club-boca-juniors/|title=Racing Club 2:1 Boca Juniors|publisher=World Football|date=21 prill 2002|accessdate=6 prill 2020}}</ref> Ai, sëbashku me [[Francisco Maciel]] dhe [[Martin Vitali]] ishin lojtarët e vetëm që luajtën të gjitha ndeshjet në Apertura.<ref>{{cite web|url=https://www.worldfootball.net/player_summary/diego-milito/arg-primera-division-2001-2002-apertura/racing-club/3/|title=Diego Milito » Primera División 2001/2002 Apertura|publisher=World Football|accessdate=6 prill 2020}}</ref><ref>{{cite web|url=https://www.worldfootball.net/player_summary/diego-milito/arg-primera-division-2001-2002-clausura/racing-club/3/|title=Diego Milito » Primera División 2001/2002 Clausura|publisher=World Football|accessdate=6 prill 2020}}</ref>