Veprat e Apostujve: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v nuk eshte vikipediatike!
Gueck (diskuto | kontribute)
Rreshti 1:
'''“Veprat e Apostujve”''' përbëjnë librin e pestë të [[Dhiata e re|Dhiatës së Re]]. Në të trajtohet historia e [[Kisha|Kishës]], që nga dita e Ngjitjes në Qiell të Zotit [[Krishti|Krisht]] e deri në vizitën e parë të [[Shën Pali i Tarsosit|apostull Pavlit]] në [[Roma|Romë]]. Nuk ka asnjë dyshim se autorësia e Veprave të Apostujve i takon apostull dhe ungjillor Llukait, mjekut dhe nxënësit të apostull [[Shën Pali|Pavlit]], i cili përmendet edhe tek letra drejtuar Kolosianëve (4:14), Filemonit( 24) dhe letrës së dytë drejtuar Timotheut (4:11).<ref>Rev. Nicon D. Patrinacos, A Dictionary of Greek Orthodoxy (Një fjalor i terminologjisë Orthodhokse Greke), Hellenic Heritage Publications, Pleasantville, N.Y. 10570, fq. 3.</ref>
 
Libri i Veprave paraqet përhapjen e [[Krishtërimi|Krishterimit]] që nga [[Jeruzalemi]] e deri në Romë. Në kapitujt 6:8 deri tek 9:31 përshkruhet përhapja e Kishës së Krishterë në [[Palestina|Palestinë]], për të vazhduar më pas me Kishën e Antiokisë në kapitujt 9:32-12:4. Në kapitujt 12:25-16:5 na paraqitet vepra e Apostull Pavlit në Galati, [[Iliriku|Ilirik]] etj. edhe në këshillin e Jeruzalemit. Më tej, në kapitujt 16:6-19:20 jepet kthimi në Krishterim i [[Maqedoni]]së, [[Greqia e lashtë|Greqisë]] dhe [[Azia|Azisë]] ([[Anadolli|Anadoll]], [[Turqi]]), për të përfunduar me themelimin e Kishës në Romë dhe persekutimin dhe burgosjen e apostull Pavlit në kapitujt 19:21 e deri në fund.
 
Libri thekson veçanërisht origjinën hyjnore të besës së Krishterë, të ilustruar nga mrekullitë dhe martirizimet e [[Apostulli|apostujve]], por sidomos nga themelimi i saj prej [[Shpirti i Shenjtë|Shpirtit të Shenjtë]] (2:1-5), bamirësitë e shumta të të krishterëve të parë (2:44-7), përhapjen e shpejtë të Krishterimit dhe udhëheqjen prej së larti, e cila nuk i mungoi kurrë apostujve, sidomos [[Shën Pjetri|Petros]] dhe Pavlit (kapitujt 12 dhe 16).