Toponimet në Sanxhak: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: '''Sanxhaku'''- Ka kuptimin e flamurit. Në Perandorinë Osmani emri sanxhak ka paraqitur territorin ushtarak me numër të caktuar të ushtrisë nën një flamur.<ref>Azizi, Isme...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 16 prill 2020 10:18

Sanxhaku- Ka kuptimin e flamurit. Në Perandorinë Osmani emri sanxhak ka paraqitur territorin ushtarak me numër të caktuar të ushtrisë nën një flamur.[1]

Senica-Sipas etimologjisë popullore, si një vendbanim i një treve shumë të pasur me bar, i cili kositet tre herë në vit, dhe thahet e shndërrohet në sanë, për t'i ushqyer bagëtitë gjatë stinës së gjatë të dimrit. Ndërsa në etimologjinë serbe nga sěnь‘senka’-ka kuptimin e hijës.[2]

Rozhaja- Tregovishta (Rozhaja) si vendbanim është krijuar nga fisi Kuq (katër mëhallë të familjeve Fetahajt, Beqiragajt, Ganiqët, Kardoviqët, Colakovici i Hadzici) dhe Kelmendët ( dy mahallë, Zenelagajt dhe Kurtagajt). Objktet e vjetra kulturore në Rozhajë dallohen; vendbanimi ilir në kodrën e Brezës ( Brezojeviqëve), xhamia e Kurtagajve dhe kulla e Ganiqëve.[3]

Tutini- Në lidhje me emrin e një nga vendbanimet më të vjetra,Tutin,ekzistojnë disa mendime-legjenda. Sipas një legjende thuhet se mbretëresha e fundit Ilire, Teuta, në kodrën pran vendbanimit të sotshëm ka pasur kështjellën e sajë, dhe se sipas sajë, vendbanimi e ka marrë emrin Tutin.[4] Ndërsa një legjendë tjetër thotë se qyteti mori emrin e vet nga fjala sllave tutanj, që ka kuptimin e ushtimës, jehonës. Sipas kësaj legjende, e cila është shumë e vonshme, pra e shekullit XIX, kur Husein Gradashçeviq me ushtrinë e tij kishte kaluar këtej pari, rrugës për Kosovë, është dëgjuar ushtima e ushtrisë së tij.[5]


Referencat

  1. ^ Azizi, Ismet (2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup,ISBN 978-9989-58-782-5 faq 21
  2. ^ http://botasot.info/opinione/320813/emertimet-gjeografike-apo-toponimet-ne-sanxhak/
  3. ^ http://illyriapress.com/emertimet-gjeografike-apo-toponimet-ne-sanxhak/
  4. ^ Koha Ditore, e shtune 21 shkurt 2015, faqe 24, Prishtinë.
  5. ^ http://illyriapress.com/tutini-i-sanxhakut-eshte-vendstrehimi-i-mbretereshes-teute/