Content deleted Content added
Rreshti 202:
Puna e mbarë të gjithëve!
:Lajmëroj se jam duke vëzhguar në mënyrë të vazhduar filtrat automatikë dhe duke i përshtatur sipas veprimeve vandale që shfaqen te ndryshimet më të fundit. Shumica prej tyre janë bërë aktivë duke ndaluar raste të ndryshme veprimesh dashakeqe. Ditët e para pati probleme me njërin nga filtrat duke ndaluar dhe redaktime dobiprurëse por u rregullua. Megjithatë mund të ketë sërish probleme të vogla të tilla në të ardhmen, kështu që ftoj këdo që has në to, të shkruajë këtu ose në faqen time të diskutimit. Së shpejti, e tërë lista e ndryshimeve në pritje nuk do të përmbajë asnjë rast të ashtuquajtur "vandalizmi klasik" dhe puna e kontrolluesve do të bazohet vetëm në verifikimin e vërtetësisë së informacioneve që po kontrollohen. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 15 prill 2020 17:41 (CEST)
::Disa ditë pa keqfunksionime të asnjërit prej filtrave (pa rezultate pozitive false). Vazhdon mbajtja nën vëzhgim e faqeve të reja dhe ndryshimeve të reja te ato ekzistuese për të zbuluar sjellje dëmtuese tipike që mund të kërkojnë krijimin e filtrave të rinj por deri tani nuk janë zbuluar. Disa njerëz janë bllokuar përkohësisht si formë dënimi pas kapjes nga procesi automatik i filtrimit disa herë në artikuj të ndryshëm me shkelje të ndryshme.
 
::Shpeshtësia e rritjes së ndryshimeve që presin kontroll është ulur disi pas eleminimit të rasteve vandale nga filtrimi automatik. [[User:Tiimiii|Tiimiii]] po ndihmon me kontrollin kështu që përgëzime dhe ftojmë dhe përdorues të tjerë t'i bashkohen kësaj nisme për ta ulur numrin e faqeve në pritje (në të ardhmen do të jetë disi më e vështirë të ngrihet në këto nivele sërish pas përfshirjes së filtrimit automatik). Faqet në pritje për kontroll mund të gjenden [[Speciale:PendingChanges|këtu]]. Kini kujdes e veproni me përgjegjësi në kontroll nëse vendosni të ndihmoni.
 
::Pasi të garantohet mirëfunksionimi i filtrave (nëse nuk ka probleme dhe për nja dy ditë) do të fillojë mbajtja në vëzhgim e ndryshimeve nga përdorues të konfirmuar tani, shumica e veprimeve të të cilëve nuk është pjesë e veprimit të filtrave (përveç shkeljeve të rënda). Nëse vihet re se ka shkelje të vazhdueshme nga përdorues të caktuar, do të merren masa që fillojnë që nga heqja e privilegjit të konfirmimit si llogari e deri në bllokimin e plotë të llogarisë për periudha kohore që do të vijnë në rritje në bazë të përsëritjes së shkeljes. Fatmirësisht numri i përdoruesve në projekt nuk është më i vogël ama fatkeqësisht numri i kontrolluesve aktivë është goxha i vogël kështu që, me burime njerëzore kaq të limituara nga ajo anë, hëpërhë, nuk e kemi shumë luksin e mundësive të treta e të katërta për veprime të tilla. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 18 prill 2020 13:39 (CEST)
 
== Help with translation ==