Content deleted Content added
Rreshti 204:
::Disa ditë pa keqfunksionime të asnjërit prej filtrave (pa rezultate pozitive false). Vazhdon mbajtja nën vëzhgim e faqeve të reja dhe ndryshimeve të reja te ato ekzistuese për të zbuluar sjellje dëmtuese tipike që mund të kërkojnë krijimin e filtrave të rinj por deri tani nuk janë zbuluar. Disa njerëz janë bllokuar përkohësisht si formë dënimi pas kapjes nga procesi automatik i filtrimit disa herë në artikuj të ndryshëm me shkelje të ndryshme.
 
::Shpeshtësia e rritjes së ndryshimeve që presin kontroll është ulur disi pas eleminimit të rasteve vandale nga filtrimi automatik. [[User:Tiimiii|Tiimiii]] po ndihmon me kontrollin kështu që përgëzime dhe ftojmë dhe përdorues të tjerë t'i bashkohen kësaj nisme për ta ulur numrin e faqeve në pritje (në të ardhmen do të jetë disi më e vështirë të ngrihet në këto nivele sërish pas përfshirjes së filtrimit automatik). Faqet në pritje për kontroll mund të gjenden [[Speciale:PendingChanges|këtu]]. Kini kujdes e veproni me përgjegjësi në kontroll nëse vendosni të ndihmoni.
 
::Pasi të garantohet mirëfunksionimi i filtrave (nëse nuk ka probleme dhe për nja dy ditë) do të fillojë mbajtja në vëzhgim e ndryshimeve nga përdorues të konfirmuar tani, shumica e veprimeve të të cilëve nuk është pjesë e veprimit të filtrave (përveç shkeljeve të rënda). Nëse vihet re se ka shkelje të vazhdueshme nga përdorues të caktuar, do të merren masa që fillojnë që nga heqja e privilegjit të konfirmimit si llogari e deri në bllokimin e plotë të llogarisë për periudha kohore që do të vijnë në rritje në bazë të përsëritjes së shkeljes. Fatmirësisht numri i përdoruesve në projekt nuk është më i vogël ama fatkeqësisht numri i kontrolluesve aktivë është goxha i vogël kështu që, me burime njerëzore kaq të limituara nga ajo anë, hëpërhë, nuk e kemi shumë luksin e mundësive të treta e të katërta për veprime të tilla. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 18 prill 2020 13:39 (CEST)