Njeriu me top: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi 4 ndryshimet e fundit të tekstit (nga Shkelqim bugjzi, Redion1985 dhe 79.106.66.50) dhe riktheu rishikimin 1918620 nga Planeti
Rreshti 1:
{{Pa referenca}}
<br />
{{për përmirësim}}
 
{| align="right"
|-align="right"
|[[Figura:Filmi Njeriu me top1.jpg|290px]]
|-
|{{InterMovie
|Emri={{PAGENAME}}
|Foto=Filmi Njeriu me top.jpg
|TitullFilm={{PAGENAME}}
|TitullOrg=
|VendiProd=
|VitiProd=1977
|Minuta=
|Gjuha=[[Shqip]]
|Genre=
|Mosha=
|Regjisori=[[Viktor Gjika]]
|Skenari=[[Viktor Gjika]]
|Romani=[[Dritëro Agolli]]
|Kompozitori=[[Limos Dizdari]]
|Kamera=[[Lionel Konomi]]
|DrejtorArt=[[Haxhi Dersha]]
|Prerja=[[Neriman Furxhi]]
|Producenti=[[Shqipëria e Re]]
|Aktori1=[[Timo Flloko]]
|Aktori2=[[Elida Cangonji]]
|Aktori3=[[Stavri shkurti]]
|Aktori4=[[Drita Pelingu]]
|Aktori5=[[Zef Bushati]]
|Aktori6=[[Kadri Roshi]]
|Aktori7=[[Thimi Filipi]]
|Aktori8=[[Birçe Hasko]]
|}}
|}
'''Njeriu me top''' ({{F|1977}})është një prodhim i kinostudios [[Shqipëria e Re]],bazuar ne romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit shqiptar [[Dritero Agolli]].
 
[[Regjisor]]: [[Viktor Gjika]], Skenari: Viktor Gjika, Producent: [[Shqipëria e Re]], Muzika: [[Limos Dizdari]].
 
=== Aktorët në role ===
Line 26 ⟶ 64:
* [[Lida Hoxha]]......Shega, mbesa e plakut Mere
* [[Enver Dauti]]......hoxha i fshatit
 
<br />
 
=== YOUTUBE ===
https://www.youtube.com/watch?v=BlZ39qtmI8Y&feature=youtu.be
 
=== Përmbajtja e filmit ===
Autori e mori subjekin e romanit nga hasmeria midis fiseve Manuka dhe Mera ne fshatrat [[Arapi i Poshtëm]] dhe [[Lishani i Poshtëm]] në Dibër.Shënimet e një prej pjesëtarëve të familjes Mera,mbi historinë e hasmërise ndërmjet dy fiseve shërbyen si indicie për krijimin e veprës dhe më pas të filmit,i cili e ngre gjithë fabulën e tij mbi një top të artilierisë së lehtë i gjetur pas rënies së Italisë fashiste dhe qëllimi kryesor i përdorimit të tij ishte hakmarrja ndaj shtëpisë "kundërshtare".
Në film Mato Gruda jeton në hasmëri me familjen e plakut Mere Fizi. Mato ka fshehur topin e artilierisë të cilin ëndërron ta përdorë kundër Mere Fizit, madje ka marrë në shtëpi si rob edhe një italian që e thërret Agush,i cili i mëson përdorimin e topit.
 
« Lufta ka përfshirë tërë vendin, ne dergjemi në kulla dhe mendja na punon për hasmërira, si e si t’i zëmë pritë njëri-tjetrit…» (Dritëro Agolli, Njeriu me top, Shtëpia botuese « Naim Frashëri », 1975, fq.54)
 
« Në fillim ai këtë dëshpërim nuk e ndjeu, se qenia e tij ishte ende e mpirë nga narkoza e hakmarrjes. Njeriu, kur është i pirë, është grotesk e bujëmadh, zhurmon dhe u ul udhën shumë pasioneve të shfrenuara. Por, kur i del pija në mëngjes, bie në një dëshpërim të thellë, se kujton natën e kaluar. Jo vetëm kaq. Në mëngjes e ndien veten pa asnjë energji, pa asnjë mendim, pa asnjë pasion. Atë e pushtojnë mërzia dhe indiferentizmi. » (Dritëro Agolli, Njeriu me top, Shtëpia botuese « Naim Frashëri », 1975, fq.131-132)
 
« Në dreq të vejë edhe kjo punë ! Më mirë që nuk qëllova në shenjë. Njeriu i zi përpiqet, lëron arat, mbjell arën, ndërton shtëpinë, bën fëmijë dhe pastaj të del një i krisur me një gjyle dhe të bën hi ! Njeriu atëherë mbetet i shtrirë përgjithmonë me majat e këmbëve përpjetë. Po sa kanë ecur ato këmbë ! […] I shkreti njeri ! E gjen të keqen nga shëmbëllimi i tij, nga njeriu. Pse, xhanëm, të jetë kështu ? Të ishte ndryshe, fare ndryshe. Pastaj Mato Grudën e pushtoi përsëri dëshpërimi tek vështronte mullarin që tymonte. Si nuk e qëllova të paktën me një gjyle ! Për dy-tri metra gjë më shpëtuan Fizët ! Edhe vdekja duhet, se pastron njerëzit nga shpirtrat e këqia. Ajo nuk i lë të shtohen shumë e të mbulojnë shpirtrat e mira. » (Dritëro Agolli, Njeriu me top, Shtëpia botuese « Naim Frashëri », 1975, fq.129)
 
« Skema e përgjithshme logjike e këtij filmi ngjan me filma të tjerë të epokës të cilët zhvillojnë një farë propagande kundër kanunit, pushtetit të priftit katolik dhe vrasjeve mes njerëzve. Për shembull, pushteti i prifti katolik që shfaqet te filmi « Komisari i dritës » (Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, 1966) zëvendësohet te « Njeriu me top » nga pushteti i hoxhës dhe i fesë islame, i materializuar në normat shoqërore e sidomos te figura e gjyshit të madh të Fizëve. Dritan Shkaba është mësuesi, komisari dhe i ndriçuari që sjell rrezet e dijes në malësinë e sunduar nga bajraktarët e kleri katolik. Mësuesi që lufton me pushkë e penë, e prandaj ai është edhe komisar, edhe dritë-uri. Mato Gruda është njeriu i verbuar nga hasmëria, i pashkolluar e i pakultivuar, i mbërthyer mes ndjenjave të hakmarrjes dhe dëshirës apo presionit për të dalë në krah të partizanëve. « Ehhh, rron plaku Mere Fizi, rron. Rron me të dymbëdhjetë nipërit e tij. Thonë se ka Zot. Hëhh, hiç nuk ka Zot. Po të kishte do ta kishte marrë plakun Mere për të gjithë të këqiat që ka bërë.» – janë fjalët e Mato Grudës në fillim të filmit. Interes personal kundër interesit kombëtar, ky është tensioni pothuajse i kundondodhur në kinemanë tonë, kurse zgjidhja e propozuar është harresa e marrjes së gjakut dhe dalja në luftë përkrah partizanëve. Mllefi pohues se Hiç nuk ka Zot, formulë e sanksionuar në Kushtetutën e 1976 (Neni 37 : « Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor. ») ia heq Zotit atributet e tij si etalon universal dhe i përjetshëm i nocioneve të së mirës, shpëtimit, e të drejtës hyjnore dhe tokësore. Zoti vdiq dhe bashkë me të e gjithë tradita e vjetër. Vdekja e Zotit i hap rrugë lindjes së një drejtësie tjetër, institucionale, moderne, pushtetore, burokratike. E kur dhe këto vdesin, katrahura e madhe që shoqëron njerëzit, është ajo e dilemës mes vetëgjyqësisë dhe ankimit në institucione me shpresën e vakët se një ditë gjërat do të ndryshojnë.»
 
« Njeriu me topin e vjedhur fashistëve, jeton ditët e tij me urrejtjen ndaj Fizëve. Shpërfillës i ngjarjeve madhore kombëtare, simpatizant besues profan i komunizmës, Mato Gruda i qëndron gjithsesi fiksimit të tij për të shlyer peshën e hakmarrjes që rëndon prej kohësh e ku hedhin valle hijet e të vdekurve të tij. « Rruga prej shtëpisë sime deri tek Fizët është vaditur me gjak. Asnjë s’mund të mbijë aty veç hakmarrjes. Gjaku s’bëhet ujë.» Vetëm pasi ndodhet përballë ballafaqimeve në sheshin e fshatit midis Ballit dhe Partizanëve ku hetohet se kush ka qëlluar me top mbi Fizët, Mato pushtohet nga një ndjenjë sikleti e turpi. Nisma e tij hakmarrëse i ka vënë miqtë e tij partizanë para akuzës se janë ata që kanë shtënë me top, si njerëz që bëjnë krime, që qëllojnë shtëpitë e popullit e që duan gjak dhe derdhje gjaku. Mato nguron të thotë të vërtetën në mes të fshatit. Tekefundit, të mbijetuarit e hasmit kanë të drejtë të dinë se kush ka qëlluar mbi fisin e tyre. Fshehja dhe heshtja është një akt frikacak i Matos i cili kërkon të dalë pa lagur, madje ky akt orvatet të interpretohet sikur është bërë nga partizanët. Po ky akt është gjithashtu prishje e normave të hakmarrjes apo shkelje e të drejtës për të ditur se nga vjen plumbi. Në këtë orvatje ai përpiqet të korruptojë edhe Muratin duke i pohuar se zotëron një send, diçka e cila do i rregullojë punët me Fizët. Një ofertë për t’a bërë Muratin bashkë-frikacak. Për një çast ndërgjegjia i flet me zë të ulët duke ia pohuar vetvetes se është ai njeriu që ka shtënë me top mbi Fizët, se partizanët janë të pafajshëm e se Tosun Baçi si akuzator është një gënjeshtar. Si të gjithë frikacakët që kanë në dorë fuqinë e marrëzisë së vdekjes mbi të tjerët, personazhi i Mato Grudës pluskon në këto konflikte të brendshme të lidhura sa me aspektet më humane tek ato ngushtësisht personale, të mbajtura në tension nga ankthi, frika dhe dëshira. »
 
==References==