[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 22:
== Prejardhja ==
 
^[1] Teza e vijimësisë Shumer – Pellasg – Ilir/Epirot – Arbër – Shqiptar është një përpjekje për t’i dhënë një nxitje të re, një mundësi më shumë, një fushë hulumtimi të pashkelur më parë, një thellësi dhe një zgjerim shtrati të lumit apo lumenjve të informacionit për Lashtësinë dhe Parësinë e Pellazgëve të Ditur, dhe pikërisht e ndoshta vetëm për këtë arsye, Hyjnorë. Sipas historianëve të lashtë Pellazgët ishin e para popullsi e përmendur me emër në Ballkan dhe Europë. Dhe s’mund të ishte ndryshe kur, sipas T.Selenicës (Shqipëria 1927), “ata, kur erdhën këtu, e gjetën popullsinë vendase, në nivelin jetesës në shpella” dhe sollën me vete një kulturë jetese e organizim, teogoni/kozmogoninë apo Astronominë e Dheut të Lashtë, dituritë bujqësore e blegtorale, artin e bujkut dhe bariut prej Tokës së Begatë, që sipas Zitçinit (Planeti i 12-të) ishin rreth 2.000 vjet më të përparuara se ato që gjetën në Europë.
 
Një kulturë jetese meriton të quhet qytetërim kur arrin tek shkrimi, ky përbën cilësinë themelore të qytetërimit. Në kushtet e lashtësisë, thuhet se ata që dinin të shkruanin e lexonin përbënin veç 1% të popullsisë dhe për këtë arsye shiheshin si perëndi, si zota, si “Hyjnorë” nga masa e popullit. Kështu ndodhi me Pellazgët që sollën Dije në Europë, e po ashtu edhe me Thot-in në Egjypt (në të dy rastet, origjina më e mundshme e tyre është Shumeri).