Ndryshimi mes inspektimeve të "Ekonomia e fshatit Fterra"

v
U kthyen ndryshimet e 185.89.156.146 (diskutimet) në versionin e fundit nga JonaRizvanolli.
v (U kthyen ndryshimet e 185.89.156.146 (diskutimet) në versionin e fundit nga JonaRizvanolli.)
Etiketa: Rollback
 
Në terrenin e saj, me kodra e lugina të veshura me gjelbërim të përhershëm, me burime të shumta ujore, me diversitet ekologjik e klimë të butë mesdhetare, është favorizuar bashkërendimi i zhvillimit bujqësor e blegtoral, ku kultivohet një mozaik bimësh. Kushtet e terrenit kanë detyruar tarracimin me brezare të krejt sipërfaqes së punuar, kryesisht me parmendë ose plug, të tërhequra nga pënda e qeve.
Kulturat bujqësore më të përhapura janë drufrutorët e perimet, dhe më pak drithërat e bukës. Ndër drufrutorët më i çmuari është ulliri mesdhetar shekullor, frytet e të cilit përdoren për vaj cilësor dhe për t’i kripur. Kultivohen agrumet, më shumë portokallia e më pak mandarina e limoni, preshi, domatja e kastraveci. Janë me cilësi fiqtë : perdhikulë, shënjinas dhe kallamac. Arrët, shegët, ftonjtë e mani, kultivohen gjerësisht.
Zhvillohet hardhia, si në baçe dhe në oborret pranë shtëpive, kryesisht në formën e pjergullave. Më i përhapuri është kultivari antifillokserik, që quhet “[[rrushi amerikan]]”, prej të cilit prodhohet raki aromatike.