[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 4 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 7:
Kryqi është simbol i Jisu Krishtit, i Kishës dhe i të krishterëve. Me Kryqin kujtohet dhe përjetohet dashuria e madhe e Perëndisë dhe flijimi i Zotit tonë Jisu Krisht për të gjithë njerëzit, prej të Cilit rrjedh hiri, shenjtërimi dhe shpëtimi i njeriut.
 
Kryqi ka shumë fuqi dhe hir, sepse fuqia dhe hiri shenjtërues i Krishtit, kur u kryqëzua, i kaloi në mënyrë mistike dhe të pakonceptueshme Kryqit të Tij të nderuar, “edhe pse duket dru në thelb, është i veshur me pushtet hyjnor, edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit të njeriut...”. Kryqi, nëpërmjet Krishtit, nga mjet dënimi u bë mjet shpëtimi, nga simbol mallkimi u bë “zhdukje e mallkimit të lashtë”, ku dhe njerëzve iu falën mëkatet e fajet (Kol. 2:14), (Vep.13:38), (2 Korint.5:18-20)<ref>{{Cite web|url=http://orthodoxalbania.net/index.php/al/dhjata-e-re2|title=Dhiata e Re|accessdate=11 prill 2019|archiveurl=https://web.archive.org/web/20190713201931/http://orthodoxalbania.net/index.php/al/dhjata-e-re2|archivedate=13 korrik 2019|url-status=dead}}</ref>. Kështu Kryqi u bë shenjë e pajtimit të njerëzve me Perëndinë, shenjë fuqie dhe mbrojtjeje, shenjë bekimi dhe shpëtimi, shenjë fitoreje mbi vdekjen, mbi sëmundjet dhe mbi demonët, prej të cilit edhe dridhen. U bë shenjë lutjeje dhe ndriçimi, shenjë paqeje dhe gëzimi, shenjë falënderimi dhe lavdërimi.
 
Të krishterët nuk e nderojnë Kryqin si një formë gjeometrike të rastësishme, por si shenjë të Jisu Krishtit. As nuk e nderojnë Kryqin në vetvete si formë, të shkëputur nga Jisu Krishti i kryqëzuar sepse kjo do të ishte me të vërtetë idhujtari. Gjithashtu, as nuk e nderojnë Kryqin të shkëputur nga Ngjallja, sepse Jisu Krishti nuk mbeti në kryq, nuk mbeti në varr, por u ngjall.