[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
No edit summary
 
Rreshti 2:
{{pp}}
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
'''Eriniet''' (greq. Erinyes, njëjësi Erinys, lat. Furiae) - hyjneshat e hakmarrjes dhe të mallkimit, shërbëtoret e Hadit, zotizotit të botës nëntokësore dhe gruas së tij Perzefonës.
 
Origjina e tyre nuk është e përcaktuar thjeshtë. [[Homeri]] për të nuk e thotë asnjë fjalë. Lindën nga krimi i parë i përgjakshëm në botë, nga pika e gjakut të Uranit, zotit të qiellit, i plagosur prej djalit të vet, Kronit, të cilat ranë në hyjneshën e tokës Gea, dhe kështu u fekonduan. Eskili i quan bija të natës së errët Niktës, Sofokliu bijat e Skotit, zotit të errësirës dhe të hyjneshës së tokës Gea. Poetët e lashtë nuk i përmendin numrin dhe emrin e tyre. Homeri p.sh. në një vend e përmend një Erini, ndërsa gjetiu disa prej tyre. Ndëkaq Euripidi shkruan se kanë qenë tri, kurse autorët e mëvonshëin i përmendin edhe emrat e tyre : Alekta, Tizifona dhe Megera. Eriniet i ndjekin vrasësit, vjedhësit, berrejshmit, rebelët dhe shkatërruesit e lidhjeve bashkëshortore. Mënonin padrejtësitë, i mbronin njerëzit e mjerë dhe të pambrojturit, veçmas të huajt pa atdhe dhe jetimat. Në tokë vinin nga bota nëntokësore, të mbështjella me mjegull të dendur e cila i bënte të padukshme. I vizitonin fshatrat dhe vendet e shkreta duke i kërkuar fajtorët. Dhe kur i gjenin, i mundonin pa mëshirë. Prej tyre kurrsesi nuk mundej askund të ikej, madje as në botën nëntokësore, sepse aty e kanë pasur fuqinë e njëjtë si në tokë. Para tyre ka qenë e paaftë fuqia mbretërore, e priftëravepriftërinjve, madje edhe çfarëdo fuqie tjetër. Para saj është dashur të jenë syçelë edhe vetë zotërat.
 
Është interesant fakti se zotërat dhe njerëzit i kanë urrejtur Eriniet, edhe pse të drejtët nuk kanë pasur arsye t'u frikohen. A nuk del kjo nga fakti se askush në botë nuk mund të thotë me ndërgjegje të pastër : se kurrë asgjë nuk kam gabuar ? E ndoshta edhe nga fakti se Eriniet i kanë përndjekur edhe ata të cilët kanë gabuar pavetëdije madje edhe ndoshta kundër vullnetit të vet ? Sipas disa autorëve edhe vetë ato nxitnin për krime. Këto veti negative mbizotëruan mbi ato pozitive, sikur njerëzit të mos mund ta qetësojnë ndërgjegjen duke bërë edhe ndonjë vepër të mirë.