Dallime mes rishikimeve të "Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë"

ska përmbledhje të redaktimeve
(Refuzoi 5 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 185.33.32.162, 185.158.2.34, 95.107.160.26 dhe Eljo Bogdani) dhe riktheu rishikimin 1999154 nga Klein Muçi)
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
[[Skeda:28nentor.jpg|thumb|djathas|350px|[[Ismail Qemali]] në 1-vjetorin e shpalljës së Pavarësisë në [[Vlorë ishte ndër veprimet më kryesore për të ardhmen e popullit shqiptar.....]]]]
'''Shpallja e Pavarësisë''' ose ''Deklarata e Pavarësisë'' është shpallja e pavarësisë së [[Vilajeti shqiptar|Vilajeteve shqiptare]] nga Perandoria Osmane. [[Shqipëria]] u vetëshpall e pavarur në [[Vlorë]] më [[28 nëntor]] [[1912]] nga [[Ismail Qemali]]. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë#Delegatet|83 delegatë]] nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga [[Ismail Qemali]] si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në [[Konferenca e Londrës 1912-1913|Konferencën e ambasadorëve]] në [[Londra|Londër]], vendim i së cilës qe ''shpallja e Pavaresise shqiptare sovrane nga [[Perandoria Osmane]] nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë'',per shkak se kombi shqiptar ishte i rrëzikuar nga vendet fqinje sepse kishte nje vlerë të madhe gjografike dhe strategjike.
Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e tjerë të shtypur të Ballkanit për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Përfaqësuesit e tyre bënë përpjekje për t’u lidhur me fqinjët në luftën e përbashkët kundërosmane, por këto përpjekje dështuan për faj të krerëve të Aleancës Ballkanike, të cilët nuk dëshironin t’i kishin shqiptarët si palë me të drejta të barabarta në këtë aleancë, sepse ishin marrë vesh ndërmjet tyre për copëtimin e Shqipërisë. Prandaj, shqiptarët nuk hynë në një aleancë, krerët e së cilës synonin t’i përdornin ata si mish për qentë në luftën kundër Perandorisë Osmane. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë aleancë, pa u njohur zyrtarisht të drejtat e tyre, do të ishte një vetëvrasje.
 
==Rrethanat shoqërore e politike==
Planet aneksioniste të Serbisë, të Malit të Zi e të Greqisë kundrejt Shqipërisë ishin plane që filluan të viheshin në jetë me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, ishin krijim i një politike të pajustifikueshme armiqësore ndaj një populli fqinj, që kishte bërë një luftë të vazhdueshme kundër sundimit shekullor osman dhe kishte treguar se ishte një aleat i sigurt në luftën kundër armikut të përbashkët. Shtetet ballkanike jo vetëm dërgonin ushtarët e tyre të vriteshin me shqiptarët, që ishin të vendosur të mbronin deri në fund lirinë e tërësinë e tokës së tyre, por edhe u jepnin Fuqive të Mëdha një armë të fortë në dorë për të ndërhyrë në punët e Ballkanit, që të vinin në orbitën e tyre si popullin shqiptar, ashtu edhe popujt fqinjë. Për këtë arsye, Lufta Ballkanike krijoi në Shqipëri një gjendje shumë të ndërlikuar e kontradiktore. Nga njëra anë, në masat popullore vazhdonte të ishte gjallë fryma e luftës kundër zgjedhës osmane, nga ana tjetër, po bëhej gjithnjë më i qartë rreziku që kërcënonte Shqipërinë nga fqinjët ballkanikë, të cilët pas dëbimit të turqve nga gadishulli synonin të zinin vendin e Perandorisë Osmane në të dhe të fshinin kombin shqiptar nga harta politike e Ballkanit.