[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Përsëritje
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Rreshti 29:
 
Qendra e bashkisë është qyteti i Këlcyrës. të cilit i bashkohen Ballabani, Suka dhe Dishnica. Gjithsej, bashkia ka nën administrimin e saj një qytet dhe 49 fshatra. Njësitë administrative rurale karakterizohen nga një numër shumë i lartë i fshatrave që grupojnë, numër ky që varion në14-15. Qyteti i Këlcyrës gjithashtu përfshin 5 fshatra.
 
Territori i bashkisë Këlcyrë është kryesisht me karakter kodrinoro-malor, e shtrirë në lartësinë 230m deri në 1100 m mbi nivelin e detit, midis vargmaleve Trebeshinë-Dhembël dhe malit të Qarrishtës. Gjithashtu, territori përshkohet nga dy lumenj, i Vjosës dhe i Dëshnicës, rrjedha e të cilave krijon dy lugina të ngushta, ku gjendet një sipërfaqe e konsiderueshme tokë bujqësore.
 
Udha për në Këlcyrë, pasi shkëputet nga rruga [[Tepelena|Tepelenë]]-[[Gjirokastra|Gjirokastër]], lë në të djathtë rrënojat e qytetit të lashtë të [[Antigonea|Antigonesë]], hyn në [[Gryka e Këlcyrës|grykën]] madhështore e të mirënjohur të Këlcyrës – në kohët e moçme ''Fauces Antigonenses'', prej ku [[Filipi V i Maqedonisë]] u preu rrugen romakëve të [[Titus Kuinktius Flamininus|Flaminit]] për në [[Greqia|Greqi]] – çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më të lartë të pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e Këlcyrës, i vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku lumi i Dëshnicës së bashku me degët e veta nis bashkërrjedhjen me Vjosën.