Ndryshimi mes inspektimeve të "Anastasi i Shqipërisë"

(→‎Kryepeshkop i Shqipërisë: Nuk mund të vihen në enciklopedia supozime pa pasur burime, apo duke pasur burime vetëm një burim që është joakademik.)
Kundërshtimet ndaj Kryepeshkopit Anastas Janullatos përqendrohen te qenia e tij me kombësi greke dhe tensionet në kohë të ndryshme të marrëdhënieve mes [[Shqipëria|Shqipërisë]] e [[Greqia|Greqisë]].
Në 2 gusht [[1992]] fronëzohet si Kryepeshkopi i [[Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë|Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë]], në Kishën Katedrale të Tiranës, në prani të të gjithë klerikëve e laikëve, përfaqësues të krahinave të Shqipërisë, të përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës ([[Stambolli|Stambollit]]) si dhe nga klerikë ortodoksë nga [[USA]], por duke pasur kundërshtime nga një grup personash brenda në kishë.<ref>[http://www.youtube.com/watch?v=c-155gEfJrE&feature=player_embedded Fragmente nga Fronëzimi, 2 Gusht 1992 - YouTube<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>. Por akuzat ndaj krypeshkopit vazhdonin se edhe Patriarkati shkelte dispozita. Kisha Ortodokse dhe Kryepeshkopi deklaronte vazhdimisht në median e shkruar dhe televizive se fronëzimi i tij si Kryepeshkop ishte i rregullt dhe pa ndonje shkelje kanonike te Kishes, as te shtetit, por u krye pas miratimit zyrtar të [[Presidenti i Shqipërisë|Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë]] [[Sali Berisha]] (30.6.[[1992]]), konform të së Drejtës Kanonike Kishtare Ortodokse, pas kërkesës së ortodoksëve shqiptarë drejtuar Patriarkanës Ekumenike <ref>[https://www.scribd.com/document/97571464/Gazeta-Ngjallja-Nentor-2010 Përgjigje e detyruar ndaj një recitali keqinformimesh]</ref>. Në vjeshtën e vitit [[1994]], u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit, por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit [[1994]].
 
Disa shqiptarë ortodoksë, njohin At [[Nikollë Marku|Nikollë Markun]] si kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë (KOAKSH) e si drejtuesin legjitim të ortodoksisë shqiptare. Gjithashtu, mbështetja që Janullatosi i ka bërë me anë të KOAKSH-it politikave të shtetit grek ndaj atij shqiptar, ka bërë që të shihet si figurë e dyshimtë që mundohet të fusë përçarjen mes besimtarëve shqiptarë ortodoksë<ref>{{Cite web|url=http://telegraf.al/aktualitet/ate-nikolla-marku-anastas-janullatos-po-e-ve-kishen-shqiptare-ne-sherbim-te-interesave-shoviniste-greke/|title=}}</ref>.
 
Në sulmet ndaj Anastasit e orientojnë këndin optik të marrëdhënieve Janullatos-Liolin vetëm në vitet e para të dhjetëvjeçarit të viteve 90-të, duke injoruar vazhdimësinë dhe marrëdhëniet që janë zhvilluar që nga ajo kohë me [[Kryedioqeza ortodokse shqiptare në Amerikë|Kishën Shqiptare të Amerikës]], konkretisht edhe me Atë Liolinin.