Ndryshimi mes inspektimeve të "Sanxhaku i Pazarit të Ri"

ska përmbledhje të redaktimeve
{{gjysëm-mbrojtur}}
{{Historia e Kosovës}}
'''Sanxhaku i Pazarit të Ri''' Sanxhaku paraqet një hapësirë gjeografike të veçantë territoriale dhe administrative, me traditë dhe subjektivitet të gjatë e të lashtë historik e kombëtar. Në aspektin ushtarak nocioni “Sanxhak” ka kuptimin e flamurit. Në Perandorinë Osmane emri sanxhak ka paraqitur territorin ushtarak me numër të caktuar të ushtrisë nën një flamur2. Sipas periudhave historike, me rregullimin administrativ në Perandorinë Osmane, ka paraqitur pjesë të territorit të vilajetit ose pashallëkut, si krahinë e Perandorisë Osmane me shtrirje tokësore të ndryshme.<ref>Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, libër me autor Ismet Azizi, Botuar në Shkup nga Sh.B. Logos A, në vitin 2019. fq 21</ref>
 
Nga viti 1455, territori i pjesës së ngushtë të Rashkës mesjetare hyri në përbërje të krahinës ushtarake të Shkupit, krahinës së parë Osmane të organizuar në territorin e Ballkanit4. Me rënien e Bosnjës në vitin 1463, pushon ekzistenca e krahinës ushtarake të Shkupit, duke u formuar sanxhaku i Bosnjës.<ref>Mušović, E. (1979). Etnićki procesi i etnićka struktura stanovništva Novog Pazara, Etnografski Institut Srpska Akademia Nauka i Umentosti, Beograd, f. 42; prvi skopski krajišnik bio je Paša Jagig-beg iz Saruhane, drugi Ishak-beg, a treči Isa beg Ishaković, osnivač Novg Pazara i Sarajeva poslednji skopski krajišnik i prvi bosanski sandzak-beg.</ref> Kështu, për herë të parë treva e Sanxhakut të sotëm hyn në kuadër të sanxhakut të Bosnjës. Ndarjet e reja administrative të viteve 1578-1584, krijojnë Vilajetin-Pahashallëkun e Bosnjës dhe kështu kjo trevë hyn në kuadër të Bosnjës që ishte një nga shtatë sanxhaqet dhe përbënin Vilajetin e Bosnjës.<ref>Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, libër me autor Ismet Azizi, Botuar në Shkup nga Sh.B. Logos A, në vitin 2019.fq. 22</ref>
 
Rreth vitit 1790, territori i Sanxhakut të sotëm ndahet nga Sanxhaku i Bosnjës dhe formohet Sanxhaku i Jeni Pazarit (Pazarit të Ri), si njësi administrative-territoriale në kuadër të Vilajetit - Pashallëkut të Bosnjës. Kështu ishte deri në vitin 1817, kur është shpërndarë dhe përsëri do t’i kthehet Sanxhakut të Bosnjës, si pjesë përbërëse e tij. Në vitin 1863/64, përsëri u bënë ndarje të reja administrative (sipas modelit francez). Pra në vitin 1867, përsëri do të formohet Sanxhaku i Pazarit të Ri, me emërtimin Sanxhak, i cili, për shkak të ngulitjes prej kohësh, vazhdon të quhet edhe në ditët e sotme.