[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 45:
'''Las Vegas''' zyrtarisht Qyteti i Las Vegasit dhe shpesh i njohur thjesht Vegas, është një qytet në [[Shtetet e Bashkuara]], qyteti më i populluar në shtetin e [[Nevada]]s dhe selia e qarkut [[Clark County (Nevada)|Clark]]. Las Vegas është një qytet i madh turistik i njohur ndërkombëtarisht, kryesisht për lojërat e fatit, dyqanet, restorantet dhe jetën e natës dhe është qendra kryesore financiare dhe kulturore për Nevadën jugore.
 
Qyteti e konsideron veten si Kryeqyteti Argëtues i botës, dhe është i famshëm për hotelet-kazino të mëdhenj dhe argëtimet në to. Las Vegas është një qytet në rritje për familje dhe pensionistë. Ai është qyteti i 29-të më i populluar në Shtetet e Bashkuara, me një popullsi prej 603.488 në vitin 2013 sipas Vlerësimit të Zyrës së Shteteve të Bashkuara. Qyteti është një nga tre destinacionet kryesore në Shtetet e Bashkuara për konventa, biznese, dhe takime dhe është një nga qytetet e mëdhenj më të pasur në SHBA.
 
[[Figura:Las Vegas strip.jpg|thumb|350px|Pamje nga Vegas]]