[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Shpëtim i burimeve 1 dhe etiketim 0 si të prishura.) #IABot (v2.0
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 1) #IABot (v2.0.1
Rreshti 39:
 
=== Xhamia dhe emri i qytetit ===
Në bazë të defterit të vitit [[1571]], Gjakova ishte ende fshat, ishte qendër pazari. Me një status të këtillë, ajo jetoi deri më [[1582]]. Dhjetë vjet më vonë, prej 68 familjesh shqiptare, sa kishte atëherë Gjakova, 13 ishin të [[islam]]izuara e të tjerat të krishtera. Gjakova si fshat i reduktuar me qendër të vogël, kryente funksionin e tregut lokal. Ky treg lokal ishte një specifikë për Gjakovën si dhe qytetet shqiptare gjatë shekullit XV, deri në fillim të atij XVI. Është me interes të ceket se specifika e zënë ngojë, nuk ishte karakteristike për qytetet e Perandorisë Turko-osmane. Në atë periudhë, në mbarim të shekullit XVI, konkretisht në vitin 1594/95, Hadum Sylejman Efendia-Hadum Aga ndërtoi xhaminë, e cila po ashtu edhe mban emrin e donatorit-financuesit të objektit në Gjakovë. [[Xhamia e Hadumit]], sipas traditës, u ndërtua në fushën e Jakë Vulës, prej nga edhe do të bëhej emërtimi i qytetit - Jakovë.<ref name=Fejaz>Fejaz Drançolli në revistën <tt>DITURIA ISLAME - Trashëgimi:Xhamia e Hadumit.</tt> Nr.206, Fq.29 - KBI e Kosovës - Prishtinë, shtypi <tt>Koha</tt> - Prishtinë; [http://bislame.net/web/component/option,com_docman/task,doc_download/gid,22/Itemid,35/ PDF në internet]{{Lidhje e thyer}}</ref>
 
Tregu lokal, Xhamia e Hadumit në shekujt e mëvonshëm luajtën rol të rëndësishëm në karakterin urbanistik të qytetit, Çarshisë së Madhe të Gjakovës, me se lidhet ndërtimi i këtij kompleksi urbano-arkitektonik. Pra, koha e ndërtimit të kompleksit në fjalë, lidhet me paraqitjen e zejtarëve dhe të përpunimit të prodhimtarisë së zejtarëve, që zunë të vendoseshin rreth mureve të Xhamisë së Hadumit. Me këto lidhet edhe rritja e banorëve të Gjakovës, e cila numerikisht fillon të shtohet qysh nga shekulli XVII.