Ndryshimi mes inspektimeve të "Nikollë Kaçorri"

Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 3) #IABot (v2.0.1
(Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 3) #IABot (v2.0.1)
== Biografia ==
 
Nikoll Kaçorri u lind në fshatin Krejë, Lurë në vitin [[1862]]. Fshat ky që ndan dy krahina të mëdha: atë të [[Rrethi i Dribrës|Dibrës]] dhe [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]]<ref name="DN">http://www.revistakuvendi.net/Personalitete/1008.html{{Lidhje e thyer}}</ref>. Rridhte nga një familje, me babain katolik, ndërsa nëna myslimane.
 
Ipeshkvi i Durrësit, dom Ambrosio, e mori me vete dhe e çoi në shkollë. Më 1882 mbaroi kolegjin urban për retorikë dhe gramatikë. Po atë vit shkoi në Romë ku vijoi studimet në kolegjin urban të atjeshëm, duke kryer 4 vjet për gramatikë dhe 2 vjet për retorikë. Më pas studjoi për teologji, filozofi e shkenca politike në Universitetin "Zeking" në [[Zyrihu|Zyrih]].
 
Më 1893 u kthye në Shqipëri, ku nisi shërbimin fillimisht si meshtar në Delbnisht, dhe deri më 1916 shërbeu në Arqipeshkvinë e Durrësit. Më 1907 emërohet kryetar nderi i klubit "Vllaznia" dhe më 1909 është anëtar i klubit "Bashkimi",<ref>{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher="55"|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=143}}</ref> ku takohej me [[Abdi Toptani]]n dhe [[Mustafa Kruja|Mustafa Merlikën]]<ref>«Shqiptari» i 1912-s e shqiptarizma në qarkun e Durrsit, Mustafa Kruja; marrë nga «Shêjzat» 1973</ref>. Gjatë 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Pajis popullin me 500 armë, armë që u shpërndanë në Kthellë të Mirditës. Në bashkërendim me [[Gjin Pjetri]]n e Skurajve, i paraprin shpalljes së pavarësisë, duke udhëhequr me pushkë e penë kryengritjen mbarëkombëtare nga veriu në jug, në gjithë Shqipërinë etnike.<ref name="K">[http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=10456 Dom Nikollë Kaçorri, prifti katolik që festonte Pashkë e Bajram] Nga Gjin Kaçorri</ref>
Më 1908, Kaçorri mori pjesë në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]]. Në vitin [[1909]] mori pjesë në [[Kongresi i Elbasanit|Kongresin Kombëtar të Elbasanit]]. Edhe pse i ndjekur e i përndjekur, Imzot Kaçorri nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me çetat kryegritëse, sidomos ato që vepronin në zonën e Kurbinit dhe në Malësitë e Kthellës, ku përfshihej edhe vendlindja e tij, Lura<ref name="Dg">[http://tribunashqiptare.com/news/136/ARTICLE/5218/2010-11-21.html Imzot Nikollë Kaçorri, nënkryetari i harruem i Qeverisë së Vlonës 1912] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20101202000142/http://tribunashqiptare.com/news/136/ARTICLE/5218/2010-11-21.html |date=2 dhjetor 2010 }}, nga [[Daniel Gazulli]].</ref>. Në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë. Për gjyqin dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobë në të holla boton gazeta “Dielli”<ref name="NK">[http://www.revistakuvendi.net/Personalitete/1004.html Imzot Nikollë Kaçorri - figurë e ndritur e Kombit Shqiptar]{{Lidhje e thyer}} nga [[Paul Tedeschini]]</ref>.
 
Gazeta “Dielli” e datës 8 nëntor 1911 shkruan:
U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Kuvendi i Vlonës, i çelun në orën 14,°° të datës 28 Nandor 1912, miratoi Shpalljen e Pavarësisë. Firmë e dytë, mbas Ismail Qemalit, ishte Imzot Nikollë Kaçorri. Valvitja e flamurit të Kastriotit atë ditë të shenjtë, siç e dëshmon një fotografi e vjetër, e paretushuar nga komunistët, u ba pikërisht nga [[Fan Noli|Imzot Noli]], Luigj Gurakuqi, Imzot Nikollë Kaçorri e [[Aqif Pashë Elbasani]]<ref name="Dg" />.
 
[[Ismail Qemali]] vinte pas një kohë te gjatë mërgimi dhe vinte në një terren të përgatitur sigurisht nga pjesa e atdhetarëve të shquar të cilët për një ngjarje të tillë të madhe kishin bërë një punë kolosale, dhe në krye të këtyre punëve ishte Dom Nikoll Kaçorri, ku në këtë rast mund të themi pamëdyshje se ky post i rëndësishem iu dha edhe si një lloj shpërblimi për punën qe kishte bërë në përgatitjen e situatës se brendshme përfshirë këtu edhe atë të sigurisë, për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare<ref name="DN" />. Pas rënies së kësaj qeverie, u tërhoq në Durrës. Me shpërthimin e kryengritjes së Shqipërisë së mesme me kryetar [[Haxhi Qamili]]n, i cili do t’i digjte qelën ku banonte dhe t’i shkatrronte bibliotekën e tij personale, ndër ma të pasunat në Shqipni në atë kohë<ref name="Dg" />. emigroi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike e patriotike. Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]], [[Luigj Gurakuqi]]n, [[Fahri Rashiti|Fahri Gjilanin]], [[Themistokli Gërmenji]]n themeloi lidhjen "''Për atdheun e për Thronin''" për shpëtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Me dekret të 28 janarit 1916, Franc Jozefi - perandori i Austro-Hungarisë dekoroi me Kryqin e Konturës (Kommtur Kreuz) të Urdhërit të Franc Jozefit<ref>Posta e Shqipniës 19/03/1917</ref>. Pas gjithë kësaj së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikollë Kaçorri emigroi në Austri, ku qëndroi tri vjet në Vjenë derisa vdiq me 29 maj 1917, nga një sëmundje e pashërueshme. Ai ishte i sëmurë nga mushkëritë dhe erdhi në Vjenë për ekzaminim e mjekim, por sëmundja kishte përparuar aq shumë sa edhe mjekësia e përparuar austriake nuk kishte çfarë të bënte më tepër. Vdiq në sanatoriumin Würth, pasi vuajti tre-katër muaj, më 29 maj 1917. Varrimi i tij u bë më 1 qershor 1917 në Zentralfriedhof. Në varrim morën pjesë komandanti i krahinës së Tiranës, Feldmarschall Braun, kryekonsulli i Shkodrës, Rappaport, Kviatorsski, Vinter si dhe e veja e konsullit austro-hungarez në Durrës, baronesha Lovontal-Linau, si dhe shumë diplomatë të tjerë. Më 2 qershor u mbajt një meshë nderimi për të në kishën Maria Treu në Vjenë. Varri i Dom Nikollë Kaçorrit gjendet në “Central Cementery” në grupin 84, rreshtin 32, numër 19<ref>[http://gazetalajmi.com/index.php?option=com_content&view=article&id=354:vjene-gjendet-varri-i-dom-nikolle-kacorrit&catid=102:aktualitet&Itemid=410 Vjenë, gjendet varri i Dom Nikollë Kaçorrit]{{Lidhje e thyer}}</ref>. Varri në këtë vendndodhje nuk ka asnjë shenjë guri, apo pllake, për shkak se në të gjendet aktualisht një pemë shumëvjeçare. Fakti që ai mbajti petkun e meshtarit, mbase u bë shkak që gjatë gjithë regjimit komunist portreti i tij patriotik dhe roli i tij në formimin e shtetit shqiptar u kalua mjaft tangent, duke u eklipsuar nga figura të tjera<ref name="DN" />.
 
== "Vrasja" e Imzot Kaçorrit ==