[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
gabime leksikologjike.
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 0 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 1) #IABot (v2.0.1
 
Rreshti 1:
'''Vdekshmëria''' është termi i cili përdoret për të treguar numrin e personave të vdekur brenda një [[Populli|popullsie]] në një hapësirë të caktuar.
 
'''Shkalla e vdekshmërisë amënore''' paraqet numrin e nënave, vdekja e të cilave shkaktohet nga komplikacionet gjatë shtatzënisë dhe [[Lindja|lindjes]] së [[Fëmija|fëmijës]]. Kjo shkallë llogaritet si koeficienti i vdekjeve amënore, numri i vdekjeve të grave i shkaktuar nga shtatëzania për çdo 100.000 lindje të fëmijëve të lindur të gjallë. Shkalla e vdekshmërisë amënore është tregues i niveleve të shërbimeve shëndetësore (duke përfshirë ato të specializuara si obstetrika<ref>[http://www.lgp-undp.org.al/txt/KukesRDS/Albanian/RDS_8Albanian.pdf Informacione të mëtejshme për rrethin e Kukësit]{{Lidhje e thyer}} - dok. në internet, prill 2007</ref>.) ndaj shtatëzëneve në hapësira të ndryshme. Zvogëlimi i kësaj shkalle është i mundëshem dhe në varësi me zhvillimin e përgjithëshem jo vetëm të infrastrukturës shëndetësore por edhe i komunikimit dhe sqarimi i nënave shtatëzëne për rreziqet si tymosja e duhanit, mbajtja e dietave etj., gjatë kohës së paralindjes.
 
'''Shkalla e vdekshmërisë foshnjore''' është numri i vdekjeve të fëmijëve nën moshën një vjeç, në një periudhë të caktuar kohore, për çdo 1000 lindje të gjalla të të njëjtës periudhë.