Content deleted Content added
Rreshti 56:
 
:::Të them të drejtën, u mundova t'i sugjeroja ndonjë ndryshim konkret Arjanit kur e pashë për të adresuar këto dy komentet më sipër. Diskutuam jo të shtonim ngjyra, jo të shtonim njerëzit... Si përfundimr s'ia dola dot të gjeja diçka specifike që mund t'ia thoja për të vënë në jetë ndryshimet që kërkoja të shihja e kështu "u dorëzova" e vendosa ta prezantoj e të pyes për mendime këtu. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 21 maj 2020 00:39 (CEST)
 
Përshëndetje! Ju përgëzoj për idenë dhe motivin për të krijuar një stemë kaq TË MADHE. Pasi e pashë edhe diskutimin më sipër, jam i një mendjeje që stema të bëhej me ngjyra, ndoshta edhe të ketë më shumë njerëz, ose meqë me emrin "Kuvendi" e kemi nënkuptuar atë mbledhjen ku tradicionalisht tubohen burrat për të marrë vendime dhe gratë, zakonisht nuk marrin pjesë... të vihen vetëm figura që prezantojnë burra. Por, kjo do të ishte shumë... e padrejtë, të themi. Unë e kuptoj qëllimin e mirë të emrit "Kuvendi", se fundja është vendi ku kuvendohet, ku diskutohet pa dallim gjinie, ose ndonjë dallim tjetër.
 
Në ditët e sotme, me fjalën "kuvend", nënkuptohet institucioni shtetëror ku po ashtu bëhen diskutime në lidhje me vendimet që duhet t'i ndërmarrë shteti në atë rast dhe, njëlloj sikur këtu, në diskutim merr pjesë, në masë të madhe, edhe gjinia femërore, andaj do të ishte e padrejtë. Në gjuhët e tjera për këtë "vend" kanë përdorur terma si: "Bari", "Salloni", "Kafeteria", ose diçka të këtij tipi, domethënë diçka më të butë, se sado serioze të duket marrja e vendimeve këtu, siç tha edhe {{@|Klein Muçi}} aty bëhen diskutime të zakonshme, të përgjithshme. Sidoqoftë, përveçse fytyrat e tyre duken kaq shumë serioze, sikur po flasin për të marrë hak për dikë të vrarë apo ku ta di unë, që është tipike shqiptare, figurat duhet të përfaqësojnë më shumë të rinjtë.
 
Unë do të thosha, të paraqiteshin disa të rinj, meshkuj dhe femra, me veshje tradicionale, me një sofër përpara, tamam sikur te kjo stema që po propozohet; të jetë me ngjyra dhe... asgjë më shumë. – [[Përdoruesi:Berishasinan|Berishasinan]] ([[Përdoruesi diskutim:Berishasinan|diskutimet]]) 21 maj 2020 13:13 (CEST)