Dallime mes rishikimeve të "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo"

v
ska përmbledhje të redaktimeve
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
(Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 31.22.56.242) dhe riktheu rishikimin 1939404 nga Cyrus noto3at bulaga)
vNo edit summary
 
Komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetes të tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkësia shtetërore është edhe hierarki meritash. Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nënpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë për të mirën e saj, por këto merita në peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël se në mendjen e Zylos.
Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragjikomike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, po aq sa edhe të ndiesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tlj është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike........
 
{{Dritëro Agolli}}