Ndryshimi mes inspektimeve të "Nikollë Gazulli"

edhe nje pranim ju lutmi
(edhe nje pranim ju lutmi)
{{Leter mirnjohje|}}
{{Leter Tabela Fund}}
 
 
'''Nikollë Gàzulli''' ([[Dajç (Lezhë)|Dajç]], [[15 qershor]] [[1895]] - [[Vrith (Malësi e Madhe)|Vrith]], [[23 Mars|23 mars]] [[1946]]) ka qenë prift famullitar, leksikograf me merak për albanologjinë dhe etnografinë, autori i fjalorit të parë onomastik të shqipes dhe bashkëthemelues i leksikografisë dialektore së bashku me [[Pano Tase|Pano Tasen]], si dhe kleriku i fundit që botoi në fushën e leksikografisë, brenda kufijve të Shqipërisë.<ref>{{Cite journal|last=Pepa|first=Simon|date=1999|title=Kontributi i Klerit Katolik në Leksikografinë Shqiptare|url=http://www.kulturserver-hamburg.de/home/shkodra/simpoziumi/simpoziumi_sek6_art07.html|journal=|language=sq|volume=|pages=|via=}}</ref> Gjuhëtari [[Aleksandër Xhuvani]] e ka cilësuar "''Themeluesi i toponomastikës shqiptare''", ndërsa Atë [[Zef Pllumi]] ndër kujtimet e veta e përshkruan "''... mâ i dijtshmi që ka pasë ndonjiherë Biblioteka Françeskane.''" Pavarësisht kontributit, emri i tij nuk u lakua ndonjëherë në [[Albanologjia|studimet albanologjike]] gjatë viteve të diktaturës.<ref name=":0">{{Cite journal|last=Topalli|first=Kolec|date=2010|title=Persekutimi komunist në shkencat albanologjike|url=http://www.albanianhistory.net/2010_Topalli/index.html|journal=[[Hylli i Dritës]]|language=en|volume=1|pages=8-17|via=}}</ref>
Skrupoloziteti i Gazullit me shaka vihej në lojë edhe nga eruditi [[Karl Gurakuqi]], Inspektor i Lartë i Arsimit dhe promovues i Gazullit, i cili i hoqi Fjalorit disa fjalë të karakterit erotik të konsideruara si ofensive për kohën. Nisi të hartonte një tjetër vepër madhore: "Fjalorin Onomastik", të shkruar nën pseudonimin "Gelasius". Puna e tij u citua nga pak kush në kohë të regjimit komunist, ndër të paktit qenë [[Eqrem Çabej|Çabej]] dhe Xhuvani në dy veprat e tyre: "Parashtesat e gjuhes shqipe" (1956) dhe "Prapashtesat e gjuhes shqipe" (1962), permendin se janë mbështetur gjerësisht në renditjen e pasqyrëzave gramatikore të këtij Fjalori.
 
Po ashtu hartuesit e [[Fjalor i gjuhës shqipe i vitit 1954|Fjalorit të Gjuhes Shqipe 1954]]; [[Kostaq Cipo|Cipo]], Çabej, [[Mahir Domi|Domi]], [[Anton Krajni|Krajni]] dhe [[Osman Myderrizi|Myderrizi]] deklarojnë se, pos tjerash, janë mbështetur edhe në lëndën e Fjalorit të Gazullit.<ref>{{Cite journal|last=Shamku-Shkreli|first=Ledi|date=2005|title="Fjalorthi" i Gàzullit për arbnorët e plogshtë|url=http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?p=8780|journal=Korrieri|language=sq|volume=|issue=295|pages=29|via=|interviewer=Anisa Ymeri}}</ref>
 
== Vepra ==
Anonymous user