Ndryshimi mes inspektimeve të "Polifonia Labe"

1.039 bytes added ,  3 muaj më parë
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 185.67.177.18) dhe riktheu rishikimin 1202944 nga Roboti Tung
(Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 185.67.177.18) dhe riktheu rishikimin 1202944 nga Roboti Tung)
 
{{pa referenca}}
 
Çaste të ndjeshme recitative duhen konsideruar pastaj të gjitha llojet e kaden cave, qofshin ato hyrëse, të brendshme apo mbyllëse etj. Pa thirrje të kësaj natyre, atmosfera e përgjithshme ideo emocionale e këngës labe, sidoqoftë, nuk është e plotë, ajo as që mund të kuptohet nëse ato mungojnë. Qysh në vitet '30, prof. [[Eqerem Çabej]] vërejti "...thelbin e kësaj kënge e goditim më mirë duke e quajtur kënge barinjsh... Përshtypja akustike që krijon kënga labe mund te krahasohet me tingullin e këmborëve të bagëtive."
 
Ndikimi i jetës blegtorale dallohet qartë gjithashtu në muzikën popullore instrumentore labe.
Ata, si dje edhe sot, marrin e japin gjithashtu qoftë brenda, qoftë jashtë zonave të caktuara etnografike. Gjithsesi, martesat brenda fshatrave kanë qenë, përgjithësisht, më të kufizuara sesa ato ndërfshatare, kurse martesat brenda zonave, si rregull, gëzonin përparësi mbi ato ndërzonale. Sakaq, marrëdhëniet e solidaritetit atdhetar mes vendasve janë shprehur me forcë sa herë e kanë dashur interesat e Atdheut e të kombit, qoftë në të kaluarën e largët, p. sh., kundër sunduesve osmane, qoftë në të kaluarën e afërt, kundër shovinisteve greke, imperialisteve italiane, pushtuesve fashiste e nazifashiste.
 
Është e qartë se faktorët shoqërore, veçanërisht ata zakonore, nuk mund të mos kenë ndikuar se brendshmi që të përftohej një kulturë muzikore e njësuar, me tipare intonativo-modale mbare labe. Prandaj, brenda kulturës muzikore popullore labe, homofonia dhe polifonia, muzika zanore dhe ajo instrumentore, fshatare dhe qytetare, e grave dhe e burrave, me tere dallimet që kanë mes tyre, i shquajnë një serë tiparesh the me1ore intonativo-modale të përbashkëta.
 
 
Leberit kanë jetuar e jetojnë në një truall me male të larta, të ashpra e shkëmbore, me mungese të ndjesh me bimësie, klimë në përgjithësi malore, me verë të freskët e dimër të-ashpër, por vende-vende edhe mesdhetare, ku vera është e nxehte dhe e thatë dhe dimri i butë e i lagët, duke u kufizuar në perëndim nga deti Jon etj. Ndikimi i kushteve të tilla natyrore reflektohet përsëri, sidomos, mbi këngën polifonike labe.