[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 17:
Ka lindur në vitin 1861 ne Fshatin Sllovë të Dibrës. Bir i Isuf Ndreut, nga një [[Familja Ndreu|familje]] që do bëhej simbol i [[Rrethi i Dibrës|Dibrës]].
 
Në vitin 1884, aty ku Isuf Ndreu kishte ndërtuar një kalibe në Lisivalle, djemtë e tij ndërtuan një kullë me tre kate, "''Kulla e Gjatë''", siç u quajt nga populli, me gurë të gdhendur, që s'dihet se nga ç'vend ishin sjellë e si ishin transportuar. Muret e gjerë mbi një metër, me sharapolle e frengji për çdo kat, i jepnin "[[Kulla|Kullës]] së Gjatë" trajtat e një mikrokalaje, të ndërtuar për qëndresë.
 
Mbahej kjo kullë deri në vitin 1968. Në kohën kur u ndërtua kjo kullë (1884), siç duket, Ndret ishin përballur me fiset e krahinës së Lumes e kishin rënë në gjaksi me ta. Nga ana tjetër, në vitet 70-80 të shekullit XIX, Lëvizja Kombëtare Shqiptare njohu zhvillime të reja. Dibranët luajtën rol parësor si në solidarizimin dhe përkrahjen e [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes ShgiptareShqiptare]] të [[Prizreni]]t, ashtu dhe të qëndresës kundra turqëve osmanë. Konfliktet e Dacit të Kalisit me fiset e Sllovës, bënë që këta të fundit të kërkonin mbrojtjen e Ndreut. Për të përligjë këtë Dush Zhugri i shiti Elez Isufit disa toka në Sllovë. Kjo blerje është bërë rreth vitit 1881, kur Elezi ishte arratisur për t'i shpëtuar shërbimit ushtarak turk. Blerjen e kësaj toke, që ishte bërë pa dijenin e të vëllait, Xhelilit, Elezi 20 vjeçar e kishte parë në disa plane dhe veçanërisht në mundësinë për t'iu afruar qendrës administrative që në këtë kohë ishte` Vlesha.
 
Mbas vdekjes së Xhelilit, Elezi hodhi sytë drejt Sllovës. Ndërtoi aty një kullë me tre kate. Por, pikërisht në këtë kohë, nisin dhe kontradiktat ndërmjet Dacit e Ndreut që do të zgjasnin për vite të tëra, përjashtuar rasteve kur këto vise sulmoheshin nga turkë e më vonë nga serbët, siç qe Lufta e Kolosjanit në nëntor 1912, që hasmëritë liheshin mbas dore. Më 1908, kur u mbajt [[Kongresi i Manastirit]] ishte Elez Isufi me 200 djelmoça që mbanin të sigurtë zhvillimin e Kongresit. Historia na ka treguar se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e vendit tonë. Janë domethënse fjalët e prijësit dibran, kur e kanë pyetur:”A nuk po shkon dhe ti në Vlorë, Elez Isufi?”. Ai ia ka kthyer: ”Kam çue djemtë në dasëm se u rritën. Vetë po kqyr shpajën se mos ma çart ujku.”<ref name="d">Dalip Greca: Elez Isufi, prijësi popullor dibran që historia i dha pavdeksinë</ref> Në ato vite kulla e Elez Isuf Ndreut në Sllove të Dibrës u bë një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare të Shqipërisë verilindore dhe aty mblidheshin burra të njohur dhe me emër të madh nga të gjitha krahinat e vendit. Dera e Ndreajve gjatë kohës kur jetoi Isuf Ndreu, ishte vend ku burra [[Rexhep Bajraktari]] i [[Rrethi i Hasit|Hasit]], [[Zija Dibra]], [[Ramiz Daci]], [[Islam Spahiu]] etj kuvendonin për çështjet madhore t'atdhetarizmit. Më 1884 lindë Hysen Elez Ndreu, që më vonë u njoh si ''Cen Ndreu''<ref name="xn">Xh.Ndreu, "S'ka qetësi në Lisivalle"</ref>. Pushka e Elez Isufit u pagëzua shpejt në zjarrin e betejave për liri. Emri i tij ndeshet që në kryengritjet e viteve 1909-10. Ai që në fillimet e rezistencës së vet u shqua për kërkesat e qarta për liri. Për këtë arsye edhe u arrestua në Gostivar më 1910 dhe u mbajt në burgjet e perandorisë në Manastir dhe Selanik. Arrestimi erdhi pas një kurthi, që i ngritën turqit e rinj, të cilët e panë se Elez Isufi ishte kockë e fortë për ta mposhtur ballazi. E thirrën në “besë” me anë të një letre, gjoja miqsore, ku e ftonin në një takim për të biseduar punët e Shqipërisë së bashku me [[Bajram Curri]]n e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinën]]. Sapo ai shkoi në takimin-kurth, u arrestua. Presinonet e dibranëve të udhëhequr nga nipi i tij, Isuf Xhelil Ndreu dhe të lumjanëve të udhëhequr nga Mustafë Lita, u lirua.<ref name="d" />
Elez Isufi mori pjesë në shumë luftëra e beteja si kundër [[Ushtria osmane|forcave turke]], ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur ato të kryengritjeve të viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915-të etj.
: "''Pjesmarrja e forcave popullore të Lumës, Hasit e Dibrës gjatë muajit nëntor 1912, në luftën kundër pushtuesëve serbë, bëri që pushtuesi të humbasë shumë ushtarë e municione.''"<ref>Gazeta “Atdheu”, në numrin e saj 20 nëntorit</ref>
Si rezultat i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tri herë kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in. Elez Isufi nga fillimi i vitit 1916 e deri në tetor 1918, me përjashtim të një vizite që bëri në Vjenë, ku u dekorua prej Kajzerit, kohën tjetër qëndroi në Sllovë. Me dekret të 28 janarit 1916, Franc Jozefi - perandori i Austro-Hungarisë dekoroi Elez Isuf Ndreun me Kryqin e Konturës të Oficerëve të Urdhërit të Franc Jozefit me dekoracion lufte (''Kriegsdekoration'')<ref>Posta e Shqipniës, 17/03/1917</ref>. Hoxhë [[Kadri Prishtina]] themelon në [[Shkodra|Shkodër]] komitetin [[Mbrojtja Kombëtare e Kosovës]] ku Elezi merrte pjesë përkrah [[Bedri Pejani]]t, [[Sotir Peci]]t, etj. Elez Isufi mbeti një kundërshtar i ashpër i aneksimit të tokave shqiptare sipas “vijës strategjike” të projektuar nga gjenerali francez Franchet d’Esperey. Sipas kësaj “vije strategjike” pas mbarimit të luftës së Parë Botërore, serbët mbanin nën okupim toka që gjendeshin brenda kufirit të 1913-ës dhe shtrihej nga [[Martaneshi]], Qafa e Bullit, Qafa e Murrës, Lana e Lurës dhe Malësiët e Kelmendit dhe të Gjakovës<ref name="d" />. Kjo vijë strategjike megjithëse nuk u respektua prej shqiptarëve, mbeti në duart e serbëve deri në vitin 1921.
 
=== Debimi i Serbeve 1920-1921 ===
Fill pas Kongresit te Lushnjes, del problemi i debimit te serbeve qe kishin hy ne Shqiperin e veriut e kercenonin aneksimin e ketyre zonave me Jugosllavine. Menjeher Qeveria e sapokrijuar e Lushnjes merr masa dhe formohet shtabi i operacioneve, ku marrin pjese, te kryesuar nga Bajram Curri, Elez Isufi, Aga i Lumes, major Preng Jaku, Prenk Pervizi, Ahmet Zogu si Minister i Brebdshem, [[Muharrem Bajraktari]], [[Fiqri Dine]], Hysni Dema, ku perveç ushtrise ishin mobilizue forcat vullnetare civile, nga Dibra, Mati, Luma, Mirdita, Kruja, etj. Me operacione ushtarake e luftime te forta serbet u detyruen te kthehen nga kishin ardhur duke pesuar humbje te rendesishme. Ne keto kushte Elez Isufi, nder te tjera, zen miqesi me oficerin e ri akademist Prenk Pervizi, aftesite e te cilit spikaten ne ato luftime kunder serbeve. Kur Pervizi kalon ne Diber si komandant per dorezimin e armeve, e kishte thirrur ate si mik ne kullen e tij per marreveshje, qe kapiteni te kalonte ne krahun e opozites. Pavaresisht se nuk rane dakord ata u ndane si miq.
=== Revolta e 1922 ===
Ceshtja e Tiranes qe permendem nisen në fillim të shkurtit 1922 në katundin [[Burimi (Maqellarë)|Allajbeg]] mblidhen Elez Jusufi bashkë me nipin e tij Jusuf Xhelilin, Halit Lleshi, Murat Kaloshi dhe Dan Cami. Këtu vendoset organizimi i një kryengritjeje dhe vënja në zbatim e saj. Bashkë me Bajram Currin, [[Halit Lleshi]]n, etj. ishin në krye të një kryengritjeje që ishte shprehi e pakënaqësisë dhe tensionit të grumbulluar. H. Lleshi, pas kësaj, shkoi në Jugosllavi për t’u kthyer mbas një muaji me fuqitë e tij, në mënyrë që të nisej në një ditë me Elezin për të sulmuar [[Elbasani]]n. Myftar Kaloshi gjithashtu do të nisej me Elezin, ndërsa Murat Kaloshi ish ngarkuar të okuponte qëndrën e prefekturës së Dibrës, ku si prefekt ndodhej [[Salih Vuçitërni|Sali Vuçiterni]]. Kapiten Shefqet Korça me 800 ushtarë ndërkohë ishte duke bërë çarmatimin nga ana e Zerqanit[[Zerqani]]t. Qeveria në këto lëvizje të dibranëve dërgon kapiten [[Aziç Çami]]n dhe kapiten [[Selaudin Blloshmi|Selahudin Blloshmin]] me forca ushtarake në Qafë të Shtambës për t’i prerë rrugën fuqisë së Elezit. Elezi me fuqinë e tij më parë shkon në [[Lura|Lurë]] dhe, me pak fuqi që mori këtu dhe në Selitë, formon një forcë civile prej 370 vetësh. Me këtë fuqi, duke ecur natën, mbi rrugë e nën rrugë, pa hasur fuqitë qeveritare, mbërrin në [[Fushë-Kruja|Fushë-Krujë]] ku bashkohet me [[Abaz Kupi]]n, [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]] dhe [[Zija Dibra|Zija Dibrën]].
Në Tiranë, përveç kompanisë së disiplinës dhe të një kompanije të kazermës, qeveria nuk dispononte tjetër fuqi për mbrojtjen e kryeqytetit. Lajmi i papritur i dukjes së Elezit në Fushë Krujë shkaktoi një panik të madh në qarqet qeveritare në Tiranë.
 
majorMajor Meleq Frashëri me 25 xhandarë të ish-bataljonit të organizuar prej francezëve ne Korçë, nën komandë të kapter Muço Kapinovës dhe me 270 civila të Hysni Toskës, nën komandën e Jaho Komanit, nipit të të parit, niset t’i dalë para Elezit. Fuqija e Meleqit, para se të arrinte afër Kamzës, ra në përgjakje. Fuqija e Hysni Toskës, në marrëveshje qysh më parë me kundërshtarët, largohet para se të fillonte lufta dhe Meleqi me ata pak xhandare që kish mbeti vetëm përpara armikut. Lufta filloi në befasi dhe si rezultat i saj vriten gjysma e xhandarmëve, kurse Meleqi plagoset. Me gjithë këshillat e Muço Kapinovës që të kthehej në Tiranë në kalë, ai nuk dëgjoi të kthehej, qëndroi në vend deri sa mbërrinë njerëzit e Elezit, midis të cilëve Azis Pilafi. Ky i mori pushkën, unazën e gishtit dhe të plagosur e vrau me një plumb kokës. Azis Pilafi më vonë u arrestua prej kapiten [[Riza Cerova|Riza Cerovës]], komandant i xhandarmërisë së qarkut të Dibrës, dhe zhduket misteriozisht.
 
Më 8 mars 1922 pararojet e Elezit kishin arrirë në lagjet e jashtme të Tiranës, nga ana e veri-perëndimit. Zogu, me ato pak fuqi që dispononte qeveria ndërkohë, po mundohej të merrte masat e rastit për mbrojtjen e kryeqytetit. Kurse qeveria bashkë me deputetët u mblodh në kryeministri dhe vendosi të largohej në Elbasan, mbasi Tirana po bëhej fushë lufte. Kështu, që të nesërmen herët, më 9rs 1922, qeveria, përveç [[Spiro Koleka|Spiro Kolekës]], ministër i Punëve Botore, bashkë me deputetët dhe shumë intelektualë dhe funksionarë u nisën për në Elbasan. Kesaj gjendje kritike i del zot kapiteni Prenk Pervizi, i ndohur prane Zogut, i cili arriti te bllokoje forcat rebele te Pusi i Madh i Pazarir te Vjeter, e t'i shpartalloje pas 16 ore luftim. Rebelet detyrohen te kthehen rreze Dajtit, ku me nderhyrjen e Ambasadorit H. Ayres dhe nje sasi floriri Elez Isufi u kthye ne Sloven e tij ne Diber. Ishte pikerisht kapiteni Pervizi, mbi te cilin Ahmet Zogu kishte mbeshet besimin e tij, qe me nje operacion te shpejte shpartalloi bandat e Hamit bej Toptanit qe i ishte kundervee qeverise dhe vete Ahmet Zogut. Vendi shpetoi nga nje krize te rezikshme destablizuese. kapiteni u gradua dhe u dekorua per merita lufte. Zogu e forcoi poziten e tij dhe ne nentor 1922 u be kryeminister,<ref>Pjeter Hidri, Gjeneral Prenk Pervizi, Toena, Tirane 2002</ref>. Nderkohe Qeveria me telefon thirri fuqitë ushtarake nga Zerqani e nga Kruja dhe vullnetarët nga Elbasani, qe i dhan fund atyre trubullirave.
Siç u permend mbas ndërmjetësimit të ministrit anglez Eyres me të marrun vesh sesa e rënduar u bë situata me ndërhyrjen e Hamit beut,<ref>[[Sejfi Vllamasi|Vllamasi S.]], Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, Neraida 2000</ref> i paqësoi dibranët me [[Ahmet Zogu]]n që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit me ane te kapitenit Prenk Pervizi, faktori kryesor i deshtimit te atij Grusht shteti, qe i tille ishte. Do të çuditej konsulli anglez Ayres, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e marsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetë i habitur se si ranë dakort këto dy burra, njani 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhanë dorën njëri-tjetrit. Nga ana tjeter nga keto rrethana del se emri i atij oficeri te ri, PrenKPrenk Pervzi, do te vazhdonte te lidhej me situata te tjera te rrezikshme, te zgjidhura me sukses prej tij. Ne rrjedeh e mevonshme ai do te vazhdonte te ruente miqesine me te birin e Elez Isufit, Cen Elez Ndreun, te cilit do te ia perfshinte djemt ne kurset e plotesimeu nga ku do te dilnin oficere.
 
=== 1922-'24 ===