[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 30:
=== Revolta e 1922 ===
Ceshtja e Tiranes qe permendem nisen në fillim të shkurtit 1922 në katundin [[Burimi (Maqellarë)|Allajbeg]] mblidhen Elez Jusufi bashkë me nipin e tij Jusuf Xhelilin, Halit Lleshi, Murat Kaloshi dhe Dan Cami. Këtu vendoset organizimi i një kryengritjeje dhe vënja në zbatim e saj. Bashkë me Bajram Currin, [[Halit Lleshi]]n, etj. ishin në krye të një kryengritjeje që ishte shprehi e pakënaqësisë dhe tensionit të grumbulluar. H. Lleshi, pas kësaj, shkoi në Jugosllavi për t’u kthyer mbas një muaji me fuqitë e tij, në mënyrë që të nisej në një ditë me Elezin për të sulmuar [[Elbasani]]n. Myftar Kaloshi gjithashtu do të nisej me Elezin, ndërsa Murat Kaloshi ish ngarkuar të okuponte qëndrën e prefekturës së Dibrës, ku si prefekt ndodhej [[Salih Vuçitërni|Sali Vuçiterni]]. Kapiten Shefqet Korça me 800 ushtarë ndërkohë ishte duke bërë çarmatimin nga ana e [[Zerqani]]t. Qeveria në këto lëvizje të dibranëve dërgon kapiten [[AziçAziz Çami]]n dhe kapiten [[Selaudin Blloshmi|Selahudin Blloshmin]] me forca ushtarake në Qafë të Shtambës për t’i prerë rrugën fuqisë së Elezit. Elezi me fuqinë e tij më parë shkon në [[Lura|Lurë]] dhe, me pak fuqi që mori këtu dhe në Selitë, formon një forcë civile prej 370 vetësh. Me këtë fuqi, duke ecur natën, mbi rrugë e nën rrugë, pa hasur fuqitë qeveritare, mbërrin në [[Fushë-Kruja|Fushë-Krujë]] ku bashkohet me [[Abaz Kupi]]n, [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]] dhe [[Zija Dibra|Zija Dibrën]].
Në Tiranë, përveç kompanisë së disiplinës dhe të një kompanije të kazermës, qeveria nuk dispononte tjetër fuqi për mbrojtjen e kryeqytetit. Lajmi i papritur i dukjes së Elezit në Fushë Krujë shkaktoi një panik të madh në qarqet qeveritare në Tiranë.