[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 11:
| webfaqja =
}}
 
'''Sadik Kaceli''' lindi më 1912 - 2000, piktor shqiptarë [[Myslimani|mysliman]] nga Shqipëria. Historia e pashkruar e një familjeje tjetër tiranase. Më të vjetrit, tregtarë midis Milanos dhe Tiranës. Nga piktorët e kahershëm të mureve e arkave tek pinjollët piktorë, koreografë e arkitektë. Rrëfen [[Buron Kaceli]], pinjoll i kësaj familjeje, nënkryetar i PD-së në Tiranë. Si u thuri vargje Gjergj Fishta.
 
== profesioniProfesioni i vjetër i familjes ==
Sipas gojëdhënës familjare, Kacelët kanë zbarkuar në Tiranë përpara më shumë se 300 vjetësh. Nga fshatrat, malësia apo nga kolonitë gjermane (Kasel !) atje ? Kjo nuk është histori arkivash ndërsa këto pyetje janë thjesht hamendësime. Sa më shumë i rreh me mend, aq më të pakapshme bëhen për Buron Kacelin, pinjoll i familjes tiranase, Kaceli. Faktet janë tretur në të shkuarën e largme. Ka mbetur vetëm një kujtesë e përmbledhur në 14 breza, pema gjenealogjike e familjes Kaceli, që daton qysh përpara më shumë se 300 vjetësh. Profesioni më i vjetër i kësaj familjeje është tregtia. Në fototekën e familjes ruhen plot fotografi dyqanesh me emrin e vëllezërve Kaceli. Buroni tregon se ka pas ekzistuar edhe një tren i quajtur treni i Kacelëve në Milano, që transportonte mallrat tregtare të Kacelëve. “Tregtoheshin mobilje, rroba e mallra nga më cilësoret për kohën dhe të gjitha silleshin nga Italia”, - thotë Buroni. “Kartoleri, Kinkaleri, Parfumeri etj”, ishte [[dyqani]] i Ali dhe vëllezërve Kaceli në pazarin e dikurshëm të Tiranës, të cilin Buroni e përmend si një pazar nga më të bukurit dhe më të mëdhenjtë e Ballkanit. Si dokument të aktivitetit tregtar të familjes pinjolli i Kacelëve tregon një licencë tregtie, e para e lëshuar nga shteti shqiptar në Tiranë, Licencë tregtie nr.1. “Shpresojmë dhe besojmë që numri 1 nuk ka qenë thjesht një rastësi, por një vlerësim për tregtinë e familjes Kaceli”, - thotë Buroni. Një nga fotot më të vjetra dhe më të çmuara të fototekës Kaceli është pikërisht një fotografi e vitit 1914 e një dyqani të Kacelëve në qendër.