Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/26: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: <div style="float: right; margin: 0.5em 0 0.5em 0.4em;"> 150px|papa i 214 i Kishës Katolike|link=Papa Aleksandri VI</div> '''Papa Aleksandri VI'''...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 21 qershor 2020 14:00

papa i 214 i Kishës Katolike

Papa Aleksandri VI (Rodrigo Borgia l. 1 janar 1431, Xàtiva - v. 18 gusht 1503, Roma) ishte papa i 214 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 11 gusht 1492 dhe deri më 18 gusht 1503. Paraardhës i tij ishte papa Inoçenti VIII, ndërsa pasardhësi Papa Piu III.

Ai është një nga papët më të diskutueshëm të Rilindjes, dhe mbiemri i tij valencian i italizuar, Borgia, u bë një legjendë për libertinizëm dhe nepotizëm, të cilat tradicionalisht janë konsideruar si ato gjëra që e karakterizojnë papatin e tij. Megjithatë, reputacioni i tij është përpiluar kryesisht nga armiqtë e tij, të prelatës italiane dhe baronëve fuqia e të cilëve u shkatërrua nga ai. Dy nga pasardhësit e Aleksandrit, Sixtus V dhe Urban VIII, e përshkruajnë atë si një nga papët më të shquar që nga Shën Pjetrit. Reputacioni i tij qëndron më shumë në aftësitë e tij të konsiderueshme si një diplomat, politikan, dhe administrator civil dhe jo si një pastor , edhe pse lidhur me këtë të fundit ai nuk ishte më pak efektiv se çdo papë tjetër.

Roderic Llançol u lind më 1 janar 1431, në qytetin e Xativa pranë Valencia-s, Spanjë, një nga mbretëritë përbërëse të Kurorës së Aragonit, në atë që është tani Spanja. Prindërit e tij ishin Jofré Llançol i Escrivà (vdiq më 24 Mars 1437) dhe gruaja e tij Aragoneze dhe kushërira e largët Isabel de Borja y Cavanilles (vdiq më 19 tetor 1468). Emri i tij i familjes është shkruar Llançol në katalonisht dhe Lanzol në kastilianisht (spanjisht). Rodrigo mori mbiemrin e familjes së nënës së tij Borja në vitin 1455 pas lartësimit si papë të dajës së tij Alonso de Borja (I italizuar si Alfonso Borgia) si Calixtus III.






Parapamje në vitrinë