[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 0 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 1) #IABot (v2.0.1
v fix error
Rreshti 27:
Urbanizimi në Shqipëri ka kaluar nëper tre faza të ndryshme që prej rënies së komunizmit. Faza e parë u dominua nga sektori informal. Faza e dytë u karakterizua nga konsolidimi i sektorit informal dhe shfaqja e sektorit formal. Faza e tretë dhe ekzistuese konsiston në forcimin e sektorit formal dhe rregullimin e zhvillimevet informale. Objektivi kryesor i qeverisë gjatë fazës së tretë do të ishte legalizimi dhe integrimi i tregut të pasurive të patundshme. Ndërtimet e reja dhe urbanizimi në dy fazat e para kanë qenë spontane dhe kanë ndodhur me shumë pak ndërhyrje nga ana e qeverisë qëndrore.<ref> http://siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_urban_sector_shqip.pdf </ref>
 
'''[[Vendbanimet informale]] brenda zonave urbane'''[[File:Popullsia.jpg||500px|thumb|Popullsia e Shqipërisë]]
 
Ndër zonat e para ku u shpërngulen të ardhurit nga zonat verilindore pas vitit 1991, ishin fermat shtetërore dhe të kooperativës që ishin në kufi me qytetin. Në Tiranë, këto ishin ferma shtetërore dhe koperativa të mesme, si Alias, Mihal Grameno, dhe Selita. Këto ferma u urbanizuan menjëherë brenda pak vitesh dhe shumë zona janë kthyer formalisht në zona urbane në 1994. Në shumë qytete dytësore, rreth 20–25 % të banorëve vlerësohet se jetojnë në zona të tilla informale. Në shumicën e këtyre ndërtimeve, janë përcaktuar të drejtat e kalimit dhe aksesi i nevojshëm në infrastrukturë, përfshirë edhe përmes lidhjeve informale (te jashtëligjshme). Për këtë arsye, problemet kryesore në këto zona nuk janë akses në infrastrukturë, por: (a) mungesa e kontributeve fiskale të banorëve për bashkitë; dhe (b) çështja e pazgjidhur e pronësisë së tokës, e komplikuar nga kërkesat për rikthim prone.