Komedia Hyjnore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 3 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 4 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.1
Rreshti 31:
Në vitin 1937, [[Kristo Floqi]] solli në shqip tek revista kulturore Leka këngën XXXIII, të Ugolinit, në dialektin [[Toskërishtja|toskë]]<ref>http://adsh.unishk.edu.al/items/show/342</ref><ref>http://www.radiokosovaelire.com/kristo-floqi-1872-1951-atdhetar-diplomat-politikan-dhe-dramaturg-njohur/</ref>, i cili duket të jetë i pari në atë dialekt.
 
Përkthimi i parë i plotë i ''Komedisë,'' i cili gjithashtu ndjek rimën e Dantes (megjithëse shpesh jo rregullat e njëmbëdhjetërrokëshit italian) në tërësi të veprës, u bë nga [[Pashko Gjeçi]] dhe u botua në Tiranë nga shtëpia botuese "Naim Frashëri" në vitin 1960<ref>{{Cite web |url=http://bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=books&OPAC_URL=%2Fadlib%2Fbeginner%2Findex_al.html&LANGUAGE=1&%250=48104&LIMIT=50 |title=Kopje e arkivuar |accessdate=1 korrik 2020 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20200107175852/http://bksh.al/adlib/beginnerscripts/index_alwwwopac.exe?DATABASE=books&OPAC_URL=%2Fadlib%2Fbeginner%2Findex_al.html&LANGUAGE=1&%250=48104&LIMIT=50 |archivedate=7 janar 2020 |url-status=dead }}</ref>. I redaktuar nga poeti [[Ali Podrimja]] ai u botua në Prishtinë më 1981 për bibliotekën ''Orfeu'' të Redaksisë së botimeve "Rilindja".
 
[[Mark Ndoja]], një veprimtar komunist dhe klasicist, i cili ra pre e një spastrimi ndaj një grupi shkrimtarësh të Lidhjes së Shkrimtarëve gjysmën e parë të viteve 50 (bashkë me [[Kasëm Trebeshina|Kasëm Trebeshinën]] dhe [[Mehmet Myftiu|Mehmet Myftiun]]), përfundoi përkthimin e ''Komedisë'' viteve gjashtëdhjetë, por për herë të parë ai përkthim u botua pas vdekjes së tij në vitin 1998 nga shtëpia botuese "Dituria" në Tiranë. Gjatë viteve 2000 u botuan dhe përkthimet që Ndoja i pat bërë ''Purgatorit'' dhe ''Parajsës''.