Pedro Alonso: Dallime mes rishikimesh

aktor spanjoll
Content deleted Content added
Faqe e re: thumb|Pedro Alonso '''Pedro González Alonso''' (lindur më 21 qershor 1971) është një aktor spanjoll, shkrimtar dhe artist. Ai u bë i njohur...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 5 korrik 2020 20:01

Pedro González Alonso (lindur më 21 qershor 1971) është një aktor spanjoll, shkrimtar dhe artist. Ai u bë i njohur për rolin e Berlin në serialin spanjoll Money Heist (La Casa de Papel) si dhe për rolin e Diego Murquía në dramën historike Gran Hotel.

Pedro Alonso

Biografia

Alonso lindi në Vigo, Spanjë. Ai studio në kolegjin e arteve dramatike Royal School of Dramatic ArtsMadrid, ku u diplomua në 1992, si dhe në teatrin e vallëzimit (Teatro de la Danza). Alonso flet rrjedhshëm spanjisht, gjuhën katalane si dhe anglisht. Ai është gjithashtu shkrimtar si dhe artist. Ai publikon punën e tij artistike nën emrin Pedro Alonso O'choro.

Karriera

Ai njihet për performancat televizive në produksionet Rías Baixas (2003-2005), Maridos e mulleres (2006-2008, Padre Casares(2008-2015) si dhe Gondar (2009, si dhe për rolin e Diego Murquía / Adrián Vera Celande në dramën historike Gran Hotel. Ai mori rolin e Berlin në serialin Money Heist (La Casa de Papel), i cili u transmetua në 2017 në stacionin Antena 3, si dhe momentalisht pjesë e transmetimeve në Netflix. Në 2018 ai u zgjodh si "Artisti Ndërkombëtar i vitit", nga revista turke GQ.

Jeta personale

Alonso është në një lidhje me hipnoterapisten parisiane si dhe artisten Tatiana Djordevic. Ai ka një vajzë, Uriel nga një lidhje të mëparshme.

Burimet