Content deleted Content added
→‎Motivim: seksion i ri
Rreshti 58:
 
Falë punës tënde të vazhduar me kontrollet, lista e faqeve me ndryshime në pritje është pakësuar ndjeshëm. Doja të të jepja një këshillë për punën që, nëse mundesh, kontrolli të vijë në rend kronologjik. Pra nga ato faqe që kanë më shumë kohë në pritje te ato që kanë më pak. Arsyet janë të kuptueshme besoj. Megjithatë pak rëndësi ka diçka e tillë për sa kohë lista vjen në pakësim e me shpresë, në ditët e afërta mund të vijë dhe në zerim të plotë për të mos e lënë më të rritet në të ardhmen me faqe në pritje për më shumë se 2-4 javë. Komuniteti ynë nuk ka aq shumë trafik sa të justifikojë lënie në pritje për kohë aq të gjata. Të falënderoj për punën e nevojshme që po bën e shpresoj që fjalët e mia të shërbejnë si motivim për ta "përmbyllur" detyrën e nisur pasi e di se një punë e tillë kërkon goxha dedikim dhe s'është aq e lehtë. Sidomos kur bëhet fjalë për tema për të cilat nuk ke njohuri. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 4 korrik 2020 19:25 (CEST)
: Ne fakt është pak dekurajuese kjo punë sepse në të ardhmen do të mbushet prap është e vërtetë që përdoruesi Qendrimi15 bën një punë shumë të mirë me shqyrtimin e modifikimeve pozitive por me vandalizmin dhe disa modifikime më të dyshimta nuk merret asnjë përdoues për atë mundohem që të mos e lë të shtohet duke i shqyrtuar ato më aktuale dhe ato që i kuptoj por nganjëherë po i kontrolloj edhe ato të vjetrat.