[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 89.205.9.147) dhe riktheu rishikimin 1857412 nga 79.106.126.172 Keni larguar shume tekstin e meparshem
 
Rreshti 1:
== Hemoglobinat - Janë porfirinë te hekurit ,të lidhura për proteinë-globinën. Këto proteina te përbëra (të konjuguara) kanë aftësi që në mënyrë reversibile ( të kthyeshme) ta lidhin oksigjienin dhe ta transportojnë në gjak. ==
[[Skeda:Hemoglobin.jpg|thumb|Struktura tre-dimensionale e '''Hemoglobinës''']]
'''Hemoglobina''' është një substancë me ngjyrë të kuqërremtë e cila përmban sasi të [[hekuri]]t, dhe gjendet tek rruzat e kuqe të gjakut ([[Eritrocite]]t). Sikur [[Mioglobina]] po ashtu edhe '''Hemoglobina''' luan një rol të rëndësishëm në bartjen e [[oksigjeni]]t në organizëm.
Hemoglobina është kromoproteina e rruazave të kuqe të gjakut dhe përbërës i tyre funksional dhe kuantitativ. Ajo është e ndërtuar prej proteinës së thjeshtë - globinës dhe grupit prostetik - hemit i cili në vete përmban një atom të hekurit dyvalent. P.m. e Hb është 68.000. Në çdo moelkulë të Hb gjenden 4 mole hemi.Gjatë sintezës së Hb hemi lidhet për globinën në aparatin e golxhit.
 
Hemoglobina përbëhet prej katër nënnjesish, ku çdonjera prej tyre është e lidhur me [[molekulë]]n e [[Hem]]it si grupe joproteinor, dhe njëra është pjesë [[protein|proteina]] pra [[Globulin]]a. [[Hem]]i, njëheresh është dhe përgjegjës kryesor për ngjyrën e kuqe të Hemoglobinës.
Hemi sipas strukturës është feroprotoporfirinë e tipit IX ( derivat i profirinës) që do të thotë se në molekulën e tij gjendet hekuri dy-valent (fero).
 
Nder elementet qelizore te gjakut përmendim rruazat e kuqe te gjakut (eritrocitet) dhe rruazat e bardha te gjakut (leukocitet). Rruazat e kuqe janë [[qeliza]] të dylugeta ne forme disku, pa bërthame dhe shërbejnë për transportin e oksigjenit dhe një pjesë të dioksidit të karbonit.
 
Numri i tyre te meshkujt është rreth 5 milion për 1 ml gjak, kurse te femrat rreth 4,5 milion për 1 ml gjak. Numri i përgjithshëm i eritrociteve llogaritet te jete rreth 25 trilion qeliza. Jeta e një eritrociti llogaritet rreth 120 dite. Një qelize e tille përmban rreth 70 % [[ujë]], ndërsa pjesa tjetër është lende e thate. Ngjyrën e kuqe e merr nga një lende hemoglobine, e cila është e afte te lidhet në mënyre të kthyeshme me oksigjenin.
 
Globina është një proteinë e cila shumë mirë rritet në ujë.Kjo përbëhet prej 4 nënjësive, dy nga dy të barabarta.Te hemoglobinat e organizmave të rritur këto nënjësi shënohen si vargje peptidike alfa dhe beta.
[[Kategoria:Biologji]]
[[Kategoria:Mjekësi]]