[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 18:
'''Ariel Marcus Rosenberg''' (i lindur më 24 qershor 1978), gjithashtu i njohur si '''Ariel Pink''', është muzikant dhe kantautor amerikan, veprimtaria e të cilit merr shumë nga [[pop]]-i i viteve 1970 dhe 1980. Estetika e tij [[lo-fi]] dhe albumet e inçizuara në shtëpi ndikuan në shumë muzikantë [[indie]] që nga fundi i viteve 2000. Ai shpesh përmendet si "kumbara" i lëvizjeve [[hypnagogic pop]] dhe [[chillwave]], dhe merret si nxitësi i një trendi më të madh që përfshin thirrjen e mediave, zërave, dhe teknologjive të vjetëruara të dekadave të mëparshme.
 
Një vendas i [[Los Angeles]], Pink filloi të eksperimentonte me inçizimin e këngëve në pajisjen Portastudio tetë-linjëshe gjatë adoleshencës. Influencat e tij të hershme ishin artistët si [[Michael Jackson]], [[the Cure]], dhe [[R. Stevie Moore]]. Shumica e inçizimeve të tij burojnë nga një periudhë e bujshme 8 vjeçare (1996–2003) në të cilën ai akumuloi mbi 200 kaseta me material. Praktikisht shumica e muzikës së tij e lansuar në vitet 2000 ishte shkruar dhe inçizuar para vitit 2004, vitivit në të cilin ai debutoi në kompaninë distributive Paw Tracks të grupit [[Animal Collective]] me albumet ''The Doldrums'' (2000), ''House Arrest'' (2002) dhe ''Worn Copy'' (2003). Albumet tërhoqën menjëherë ndjekje kulti.
 
Në vitet 2000, tingulli i pazakontë i Pink nxiti një diskutim kritik të përtërirë të fenomeneve hauntologjike, në të cilat ai ishte figurë qendrore. Deri në vitin 2004, inçizimet e tij zakonisht janë lansuar me emrin "Ariel Pink's Haunted Graffiti", një solo projekt nganjëherë i bashkuar me grupin e tij për turne. Fama dhe njohja e tij eskaluan pas suksesit të albumit të tij ''Before Today'' (2010), i cili ishte albumi i parë i inçizuar në studio profesionale. Që nga ajo kohë, ai ka inçizuar edhe tri albume tjera: ''Mature Themes'' (2012), ''Pom Pom'' (2014), dhe ''Dedicated to Bobby Jameson'' (2017). Pink ka bashkëpunuar me një larmi artistësh të tjerë.