Zef Valentini: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 38:
 
=== Historiografi ===
Me rastin e 50 vjetorit të Kolegjit Saverian në Shkodër, i kushtoi veprën e tij të parë “''Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28''”, botuar shqip në Shkodër më 1928 dhe italisht në Chieri më 1929.<ref name=":Kamsi" /> Gjatë studimeve, ndërmori kërkime në Arkivin Qytetas të Padovës më 1932, Arkivin e Ambasadës Spanjolle pranë Selisë Shenjte,<ref name=":radiovaticana" /> Arkivin e Shtetit në Romë dhe Arkivin e Vatikanit në vitet 1935-1938,<ref name=":1" /> më 1939 të Napolit, më 1942 kur ishte inspektor i Arkivit të Korfuzit,<ref>{{Cite news|url=http://www.arkivalajmeve.com/Denimi-ne--liri-i-nje-albanologu.64559/|title="Dënimi" në liri i një albanologu|last=Kulla|first=Ndriçim|date=28 korrik 2008|work=[[Panorama]]|language=sq|access-date=24 shtator 2019}}</ref> si dhe dendur atë të Venedikut.<ref name=":1" />
 
Drejtoi revistën ''Leka'' nga 1932 - përpos kur më 1934/35 e zëvendësoi sivëllau [[Daniel Dajani|Dajani]] - deri më 1943. Me Valentinin historiografia shqiptare pati një përmirësim cilësor.<ref>{{Harvnb|Peters|2016|page=535}}</ref> Botoi artikuj kritike letrare si dhe përkthime të veta'', Poliecte'' i Corneille në prozë të ritmuar, ''Saul'' i Alfierit me metrikën e origjinalit në italisht dhe një biografi të Garcia Moreno. Gjithashtu botoi një traktat mbi metrikën shqipe, të cilin ia dha Ministrisë së Arsimit, por nuk mund ta botonte për t'u përdorur në shkollat e kohës nga trazirat që ngjanë në vitet 1943-44.<ref>{{Cite journal|last=Gurakuqi|first=Karl|author-link=Karl Gurakuqi|date=1970|title=Át Zef Valentini: cili asht ky burr i dijtun?|url=|journal=Shêjzat|language=sq|volume=XIV|issue=10-12|pages=309-314|via=}}</ref>
 
Në bashkëautorësi me sivëllaun [[Fulvio Cordignano|Cordignano]], përpiluan ''Ese mbi një regjistër historik të Shqipërisë'' (it. ''Saggio di un regesto storico dell'Albania'') i cili u botua nga 1937 deri më 1940, mbulon historiografinë e viseve shqiptare nga viti 1000 deri më 1568, u premiua nga Akademia Mbretërore Italiane me një financim.<ref>{{Harvnb|Martucci|2016|page=33}}</ref>