Xhevat Korça: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v {{DEFAULTSORT:}}
No edit summary
Rreshti 1:
{{Kutia Politikan|Emri=Xhevat Korça|Figura=|Madhësia e Figurës=230px|Detyra=Ministër sekretar shteti i Arsimit|Fillimi i afatit=3 dhjetor 1941|Mbarimi i afatit=4 janar 1943|Paraardhësi=[[Ernest Koliqi]]|Pasardhësi=[[Ndoc Naraçi]]|Datëlindja=10 janar 1893|Vendlindja=[[Korça|Korçë]], [[Perandoria Osmane]]|Datëvdekja=27 korrik 1959|Vendvdekja=[[Burgu i Burrelit]], [[Republika Popullore e Shqipërisë]]|Kombësia=shqiptar|Profesioni=mësues, nëpunës|Bashkëshortja=|Fëmijë=[[Genc Korça|Genci]], Mërgimi|Detyra2=|Fillimi i afatit2=|Mbarimi i afatit2=|Paraardhësi2=|Pasardhësi2=}}'''Xhevat Korça''' ose '''''Djevat Kortsha'''''<ref>{{Cite journal|last=Sina|first=Beqir|date=22 shkurt 2016|title=Në Detroit vdiq në moshën 92 vjeçare intelektuali i shquar në diasporë Genc Korça - Kortsha|url=https://www.botasot.info/diaspora/517553/ne-detroit-vdiq-ne-moshen-92-vjecare-intelektuali-i-shquar-ne-diaspore-genc-korca-kortosha/|language=sq|journal=|volume=|pages=|via=}}</ref> ([[Korça|Korçë]], [[10 janar]] [[1893]] - [[Burgu i Burrelit]], [[27 korrik]] [[1959]]) ka qenë mësues, historian dhe ministër Arsimi i qeverisë [[Mustafa Kruja|Kruja]].
 
Ka lënë përkthime të dokumenteve mbi shqiptarët nga arkivat austriake, përkthime të cilat gjenden në Arkivin e Shtetit në Tiranë.<ref>{{Cite journal|last=Imeraj|first=Prenjo|date=24 korrik 2012|title=Greva e urisë e patriotit Xhevat Korça, dhe fjalët e babait të Liri Gegës në burg|language=sq|url=https://archive.li/5l0Qf|journal=Metropol|volume=2725|pages=16-17|via=}}</ref>
 
== Biografia ==
U lind më [[10 janar]] 1893 në [[Korça|Korçë]],<ref name=":1" /> ku kreu mësimet fillore. Që i ri iu bashkua çetave e [[Themistokli Gërmenji]]t dhe [[Spiro Ballkameni]]t, arsye për të cilën u dënua me vdekje si prej autoriteteve osmane dhe prej grekëve.<ref name=":0">{{Cite journal|last=Ndreca|first=Ardian|date=15 maj 2010|title=Xhevat Kortsha: shembull i qëndrimit moral për intelektualët shqiptarë|url=https://alsiva.wordpress.com/2012/05/16/xhevat-kortsha-shembull-i-qendrimit-moral-per-intelektualet-shqiptare/|journal=Metropol|language=sq|volume=2057|pages=10-11|via=}}</ref>
 
Ndoqi gjimnazin e [[Janina|Janinës]], [[Zosimea|Zosimean]].<ref name=":1">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|language=sq|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=160|ref=harvnb}}</ref> Me interesimin e Gërmenjit dhe përkrahjen e [[Bajram Curri]]t, administrata shqiptare gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez dërgoi Xhevatin së bashku me disa djem të tjerë me studime në Vjenë. Ndoqi studimet në Fakultetin e Filozofisë, dega histori, nga 1917 dhe përfundoi studimet me vlerësimin «summa cum laude» më 1922.<ref name=":1" /> Me 15 dhetor 1918 së bashku me bashkëstudentët Jani Basho, Remzi Baçi, [[Nush Bushati]], Raqi Buda, [[Fuat Asllani|Fuad Asllani]], [[Gjovalin Gjadri]], Luigj Kakarriqi i paraqitën presidentit amerikan [[Woodrow Wilson|Wilson]] një lutje ku i kërkojnë "''në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj''».<ref name=":0" />
 
Më 1922 u caktua arsimtar në [[Shkodra|Shkodër]], kur u themelua gjimnazi shtetëror, së pashku me Anton Palucën, [[Kostaq Cipo]]n, [[Kolë Margjini|Kolë Margjinin]], Gabriel Meksin, [[Gjergj Kokoshi]]n, [[Simon Rrota|Simon Rrotën]] etj.<ref name=":0" /> Ishte anëtar i organizatës ''Krahu Kombëtar''.<ref name=":02">{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|publisher=Vllamasi|language=sq|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=282, 328}}</ref> Më 1923 u emërua drejtori i parë i Gjimnazit të Shkodrës.<ref name=":1" /> Asokohe botoi në shtypshkronjën ''Nikaj'' në Tiranë studimin «''Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut''».<ref name=":0" />
 
Përkrahu Lëvizjen e qershorit, arsye për të cilën pasi kthimit të Zogut me Triumfin e Legalitetit në dhjetorin e 1924, u largua drejt Mbretërisë Jugosllave.<ref name=":1" /> U inkuadrua prej prof. [[Henrik Bariqit]] si lektor i gjuhës shqipe në kursin-seminar që albanologu mbante asokohe. Këshilli i Fakultetit të Filozofisë pranë Universitetit të Beogradit, me nismën e Prof. Bariqit, kishte aprovuar me datën 31 maj 1925 krijimin e «Seminarit për filologjinë shqipe». Kështu në vitin 1925 Xhevat Kortsha u caktua prej Bariqit si lektor me honorar për gjuhën dhe letërsinë shqipe, ndërsa gjatë vitit akademik 1927-28 ai mbajti kursin “Gjuha shqipe për fillestarë”. Fryt i këtij bashkëpunimi janë edhe dy reçensionet që Xh. Kortsha botoi tek revista e Bariqit: «Arhiv za arbansku starinu, jezik i etnologiju» në vitin 1926 (lib. III, n. 1-2), njëri i botuar serbisht i përket «Historisë së Skënderbeut» që Fan Noli kishte botuar në Boston në vitin 1921. Ndërsa tjetri i shkruar gjermanisht analizon në mënyrë kritike përkthimin gjermanisht që Gustav Weigand-i i kishte bërë në vitin 1925 në faqet e «Balkan-Arkiv»-it të tij disa pjesëve të [[Lahuta e Malcís|''Lahutës së Malcís'']].<ref name=":0" /> Sipas baxhanakut të tij [[Sejfi Vllamasi|Sejfi Vllamasit]], Korça i kishte treguar se kishte organizuar dhe shoqëruar Alqiviadh Bebin për në [[Praga|Pragë]], ku ky i fundit qëlloi me tre plumba në kokë [[Ceno bej Kryeziu|Ceno beg Kryeziun]].<ref name=":12">{{Cite book|title=Plumba politikës|language=sq|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2010|isbn=978-99943-56-43-0|location=Tiranë|pages=103-105}}</ref> Arsye për të cilën, u akuzua nga autoritetet ushtarake të oborrit mbretëror jugosllav si bashkëfajtor në vrasje,<ref>{{Cite book|title=Shkrime për historinë e Shqipërisë|language=sq|last=Këlcyra|first=Ali|authorlink=Ali Këlcyra|publisher=Onufri|year=2012|isbn=978-99956-87-81-6|editor-last=Frashëri|editor-first=Tanush|location=Tiranë|pages=142-143}}</ref> u pushua nga puna dhe mezi doli nga toka jugosllave.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=433}}.</ref> Mori pjesë në [[KONARE|Konare]], prej ku u largua më 1927 pasi [[Komintern|Kominterni]] kushtëzoi dhënien e ndihmës në kthimin në komunistë të të ndihmuarve.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|pages=421, 431}}.</ref> Pas 1927 nisi të marrë ndihma nga Italia fashiste.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=434}}.</ref>
 
Në Austri ku vijoi të jetonte si emigrant politik u dha pas përkthimit të dokumenteve të Arkivit të Shtetit austriak mbi historinë kombtare shqiptare. Pas atentatit që [[Aziz Çami|Azis Çami]] dhe [[Ndok Gjeloshi]] i bënë Zogut në Vjenë, Kortshën e përzunë nga Viena dhe shkoi me banim në Graz. Më pas Kortsha u detyrua të kalonte në Itali, ku vendoset në [[Rijeka|Fiume]].
Rreshti 29:
 
Del nga spitali pa marrë asnjë mjekim, dhe vijoi dënimin në Burgun e Burrelit, ku pas njëfarë kohe vendosi me i dhanë fund jetës me anë të një greve urie prej të cilës ndërroi jetë 27 korrik 1959.<ref name=":0" />
 
== Referimet ==
{{reflist|2}}